OneUltraNetBanner

Çfarë është eSIM?

  • eSIM është një teknologji e re që zëvendëson kartën SIM fizike.
  • Ajo integrohet në pajisjen tënde celulare si një çip.
  • Me eSIM, të dhënat kodohen dhe ruhen në një çip të dedikuar brenda pajisjes.
  • eSIM është e disponueshme për të gjithë abonentët e One Albania.

Pse duhet të marr eSIM?

  • • Nuk ka nevojë për kartë fizike.
  • • Mund të mbahet bashkë me kartën fizike.
  • • Instalimi i thjeshtë dhe praktik.
  • • Siguri e shtuar dhe kompleksitet i ulët.

Hapat e aktivizimit të eSIM

Globe Icon

HAPI 1

Kontrollo telefonin nëse suporton eSIM

Timer Icon

HAPI 2

Aktivizo një numër me kontratë ose me parapagesë në dyqanet ONE dhe pajisu me kodin QR

Lock Icon

HAPI 3

Skano kodin QR dhe ndiq udhëzimet e aktivizimit

Lock Icon

HAPI 4

Ruaj kodin QR të marrë në dyqan

Pyetje të shpeshta

Çfarë është eSIM?
eSIM është një teknologji e re e cila zëvendëson kartën fizike SIM. eSIM është i integruar në pajisjen tuaj celulare si çip. eSIM ofrohet për të gjithë abonentët One Albania. Me eSIM, të dhënat mbahen të koduara dhe ruhen në një çip të dedikuar brenda pajisjes suaj, duke zëvendësuar kartën fizike.
Ku mund të marr një e-SIM?
eSIM mund të merret në çdo dyqan One.
Kush mund të marrë eSIM?
Të gjithë abonentët One me parapagesë dhe paspagesë, të rinj dhe ekzistues mund të marrin një kartë eSIM. Abonentët e rinj mund të aktivizojnë një kontratë apo numër me parapagesë direkt me eSIM. Abonentët ekzistues mund ta zëvendësojnë kartën fizike me eSIM.
Si mund ta kuptoj që pajisja ime përdoret me eSIM?
Ketu mund të gjeni listën e pajisjeve të cilat mund të përdoren me eSIM. Kjo listë përditësohet në varësi të lançimit të pajisjeve nga prodhuesit e aparateve celulare.
Sa profile eSIM mund të mbaj në aparatin tim celular?
Numri maksimal i mundshëm i profileve eSIM që mund të mbahen në aparatin tuaj cellular, varet nga pajisja që keni në përdorim.
Si mund të pajisem me eSIM dhe ta aktivizoj në aparatin tim celular?
Si fillim, duhet të vizitoni një dyqan One për të paraqitur kërkesën tuaj dhe të merrni kodin QR të printuar. Kodi QR mban profilin e numrit tuaj celular. Për të aktivizuar eSIM duhet të ndiqni hapat e mëposhtme dhe duhet të jeni të lidhur paraprakisht me rrjet Wi-Fi. Lidhja Wi-Fi është e domosdoshme gjatë gjithë procesit të instalimit dhe aktivizimit të eSIM në pajisjen tuaj.

Për pajisje Android (Samsung):

1. Në ekranin e aparatit tuaj celular kërkoni dhe klikoni “Settings”.

2. Zgjidhni “Connections”

3. Klikoni seksionin “SIM manager”

4. Tek eSIMs, zgjidhni “Add eSIM”

5. Zgjidhni “Scan QR code”

6. Skanoni kodin tuaj QR.

Numri juaj eSIM është aktivizuar dhe tashmë jeni i lidhur në rrjetin e One Albania.

Për pajisje iPhone:

1. Në ekranin e aparatit tuaj celular kërkoni dhe klikoni “Settings”.

2. Zgjidhni “Mobile Services”

3. Klikoni “Set Up Mobile Service”

4. Zgjidhni “Use QR code”

6. Skanoni kodin tuaj QR.

Numri juaj eSIM është aktivizuar dhe tashmë jeni i lidhur në rrjetin e One Albania.

Pasi te keni aktivizuar numrin tuaj,sigurohuni te ruani kodin QR të eSIM.

Shënim: Disa nga hapat e mësipërme mund të ndryshojnë sipas aparatit celular që mund të keni në përdorim. Ju lutemi, referojuni udhëzimeve që ka pajisja juaj.

Si mund ta fshij numrin/profilin eSIM nga aparati im celular?
Për të fshirë numrin/profilin eSIM nga aparati celular, ju lutemi, ndiqni hapat e mëposhtme: Lidhja Wi-Fi është e domosdoshme gjatë gjithë procesit të fshirjes së numrit eSIM në pajisjen tuaj.

Për paijsjet Samsung:

1. Në ekranin e aparatit tuaj celular kërkoni dhe klikoni “Settings”.

2. Zgjidhni “Connections”

3. Klikoni seksionin “SIM manager”

4. Klikoni eSIM që keni të aktivizuar

5. Zgjidhni “Remove”

Numri eSIM është fshirë nga pajisja në përdorim.

Për pajisjet iPhone:

1. Në ekranin e aparatit tuaj celular kërkoni dhe klikoni “Settings”.

2. Zgjidhni “Mobile Services”

3. Klikoni “Delete eSIM”

4. Zgjidhni sërish “Delete eSIM”

Numri eSIM është fshirë nga pajisja në përdorim.

Shënim: Disa nga hapat e mësipërme mund të ndryshojnë sipas aparatit celular që mund të keni në përdorim. Ju lutemi, referojuni udhëzimeve që ka pajisja juaj.

A mund ta përdor një numër eSIM në dy ose më shumë pajisje njëkohësisht?
Jo, një numër eSIM nuk mund të përdoret në dy pajisje njëkohësisht.
Përse eSIM-i nuk mund të instalohet në pajisje?
Si fillim, sigurohuni që pajisja juaj e mund ta përdorë shërbimin eSIM. Në qoftë se pajisja juaj përdoret me eSIM, ju lutemi, sigurohuni që keni lidhje të qëndrueshme interneti Wi-Fi kur të skanoni kodin QR. Wi-Fi duhet mbajtur i ndezur gjatë gjithë procesit të instalimit të eSIM, për të shmangur probleme të mundshme gjatë instalimit.
A ndikon eSIM-i te një numër tjetër në kartë fizike SIM?
Jo, pasi numri eSIM funksionon në mënyrë të njëjte e të pavarur nga karta fizike SIM. Ju mund t’i përdorni të dy numrat në qoftë se pajisja juaj punon me SIM të dyfishtë (p.sh. nano SIM dhe eSIM).
A mund ta përdor eSIM-in në roaming?
Po, eSIM-i punon njëlloj si karta fizike. Mund ta përdorni normalisht edhe në roaming.
Po nëse humbas telefonin, çfarë duhet të bëj?
Nëse e humbisni telefonin tuaj, raportojeni menjëherë në qendrën tonë të Shërbimit të Klientit ose në dyqanet One për të bllokuar shërbimin. Më pas, në dyqanin më të afërt One, ju mund ta zëvendësoni eSIM-in duke ruajtur të njëjtin numër, për ta përdorur në një pajisje të re.
Po nëse e humbas kuponin me kodin QR, çfarë duhet të bëj?
Nëse e humbisni kuponin me kodin tuaj QR, dhe dëshironi ta përdorni atë perseri, në dyqanin më të afërt One, ju mund ta zëvendësoni eSIM-in duke ruajtur të njëjtin numër, për ta përdorur në një pajisje të re.
A do mundem të lundroj në çdo shpejtësi interneti (2G/3G/4G/4G+) të One Albania me eSIM?
Po, ju mund të lundroni në çdo shpejtësi të One Albania, njëlloj si me kartën fizike, në varësi të vendndodhjes suaj dhe mbulimit.
A mund ta zëvendësoj kartën fizike SIM me eSIM?
Po, ju mund të paraqiteni në çdo dyqan One për të bërë kërkesën e ndryshimit të kartës suaj fizike në eSIM. Gjithashtu, ju mund të kaloni nga eSIM në kartë fizike, pa ndërruar numrin tuaj të telefonit.
Kam marrë një telefon të ri. Si duhet të veproj me numrin eSIM?
Nëse keni marrë një telefon të ri celular, duhet të siguroheni që e suporton teknologjinë eSIM. Si fillim, duhet të fshini numrin eSIM nga telefoni në përdorim.Pasi të fshini numrin eSIM nga telefoni i parë në përdorim, ju mund ta ri-skanoni kodin tuaj QR në telefonin e ri, duke ndjekur hapat respektive të instalimit dhe aktivizimit, sipas modelit të telefonit të ri. Pas aktivizimit të eSIM në telefonin e ri, ju do të lidheni automatikisht në rrjetin One me të njëjtin numër.