PËRKUFIZIME
Shoqëria One Albania sh.a (më poshtë referuar si “One”) ka krijuar aplikacionin MY ONE (më poshtë referuar si “My One”) i cili i mundëson përdoruesit krijimin e një llogarie dhe mundësinë e personalizimit/lidhjes së kësaj llogarie me numrin One për tu informuar në kohë reale mbi llogarinë e tij dhe faturën si dhe kryerjen e rimbushjes së kreditit, aktivizimin e paketave, kontroll të gjendjes dhe vlefshmërisë së kreditit dhe shumë shërbime të tjera. Ky shërbim i ofrohet ekskluzivisht përdoruesve të rrjetit ONE, aplikimi i të cilit është miratuar paraprakisht nga ONE.
1. Pranimi i Kushteve
Këto kushte dhe afate të përgjithshme për përdorimin e aplikacionit MY ONE (referuar në vazhdim si “Marrëveshja”) në aparatin smartphone përbëjnë një marrëveshje ligjore midis jush dhe ONE (referuar në vazhdim së bashku si “palët” dhe veçmas si “pala”).
Përdoruesi para përdorimit të këtij aplikacioni duke zgjedhur butonin “Pranoj” më poshtë bie dakord të veprojë në përputhje me kushtet e kësaj marrëveshje dhe pranon se i ka lexuar, kuptuar dhe është dakord të veprojë në përputhje me të gjitha kushtet, afatet dhe njoftimet përmban kjo marrëveshje. Nëse nuk jeni dakort të veproni në përputhje me kushtet dhe afatet e kësaj marrëveshje, ju lutemi zgjidhni butonin e duhur në aparatin tuaj telefonik, ku mund të “Dilni”.
ONE rezervon të drejtën të ndryshojë në çdo kohë, sipas përcaktimit të saj, kushtet dhe afatet e kësaj marrëveshje pas një njoftimi të arsyeshëm përfshirë edhe publikimin e një version të ri të aplikacionit My One. Përdorimi në vazhdimësi nga ana e përdoruesit të aplikacionit My One nënkupton pranim të kushteve të kësaj marrëveshjeje, me ndryshimet përkatëse.
Me pranimin e kësaj marrëveshjeje përdoruesi ka të drejtë të shkarkojë dhe të përdorë të gjitha shërbimet që ofron aplikacioni My One. Përdorimi i këtij aplikacioni ofrohet pa pagesë për të gjithë përdoruesit ONE.
Përdoruesi deklaron se ka kontroll të plotë dhe ekskluziv mbi numrin e tij personal One.
2. Të drejtat e përdorimit
ONE i jep përdoruesit të drejta jo-ekskluzive për përdorimin e My One. Përdoruesi në mënyrë të pakushtëzuar deklaron për sa më poshtë:
3. Përgjegjësia për veprimet e përdoruesit
Përdoruesi mban përgjegjësi të plotë për veprimet e tij/saj lidhur me të gjithë përmbajtjen që shkarkon. Duke përdorur këtë aplikacion, ju pranoni se do të jepni vetëm informacion të saktë dhe të plotë kur ju kërkohet.
Në të gjitha rastet e tjera, Marrëveshjet e përgjithshme dhe të veçanta të përdoruesve të ONE qëndrojnë në fuqi dhe përdoruesi deklaron që është në dijeni dhe i pranon ato.
4.Rregullat e përdorimit
Me përdorimin e aplikacionit My One përdoruesi merr përsipër sa me poshtë:
Nëse dëshironi të lidheni më rrjetin One, ju pranoni se:
a) nuk do të riprodhoni aplikacionin My One,
b) nuk do të kryeni veprime që lidhen me ose shkaktojnë vendosjen e përmbajtjeve me natyrë keqinformuese rreth One në faqen e internetit.
5. Rregullat e përdorimit të të dhënave personale
Përdoruesi i jep të drejtën One të përdorë të dhëna personale si numri i telefonit, vendodhja e tij nëpërmjet sistemit GPRS apo informacione nga profili i tij Facebook. Përdorimi i këtyre të dhënave bëhet me qëllim e vetëm ofrimin e informacionit të përditësuar mbi numrin celular të përdoruesit.
Përdoruesit e aplikacionit My One do të informohen mbi ndryshimet e fundit të paketave dhe shërbimeve dhe të rejat e fundit mbi këto shërbime duke e personalizuar këtë informacion mbi bazën e të dhënave që merren nga veprimet apo informacionet që përdoruesi ka vënë në dispozicion të këtij aplikacioni.
Përdoruesi pranon se informacioni i dhënë prej tij mund të përdoret për personalizimin e reklamave online nëpërmjet këtij aplikacioni apo kanaleve të tjera online.
Të dhënat personale që ju vullnetarisht keni deklaruar deri në këto momente do të përpunohen sipas standarteve më të larta të sigurisë konform parashikimeve ligjore në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale në Shqipëri si edhe praktikave më të mira ndërkombëtare, vetëm për qëllimin e ofrimit të produkteve/shërbimeve tregtare dhe/ose për të përmbushur ndonjë detyrim ligjor që One mund t’i lindë, bazuar në aktet ligjore dhe rregullative të Republikës së Shqipërisë.
Çfarë informacioni mbledhim për ju?
One Albania sha mund të marrim informacion rreth jush nga shërbime të rrjeteve sociale palë të treta, kur ju vendosni të lidheni me ato shërbime.
One Albania sha mund të mbledh informacion tjetër rreth jush, pajisjes suaj, ose përdorimit të shërbimeve nga ana juaj, në mënyra të tilla që do t‘jua përshkruajmë në momentin e mbledhjes ose në mënyra të tjera me pëlqimin tuaj. Ju mund të zgjidhni të mos na jepni disa lloje informacioni, si për shembull informacionin që One e kërkon gjatë regjistrimit të llogarisë në aplikacionin My One, por refuzimi juaj mund të ndikojë në mundësinë tuaj për te përdorur disa shërbime.
Për çfarë qëllimi i përdorim të dhënat tuaja personale në My One App?
Informacionin që mbledhim, do ta përdorim për qëllimet e mëposhtme:
Kur mund të kërkoj që të dhënat e mia të fshihen/shkatërrohen?
E drejta për fshirje zbatohet vetëm në rrethanat e mëposhtme për dmth:
Ju keni pranuar më parë që të merrni pjesë në një studim të kërkimit të tregut dhe tani nuk dëshironi; Organizata ka mbledhur ose përdorur të dhënat tuaja në mënyrë të paligjshme; Nuk janë respektuar rregullat për mbrojtjen e të dhënave; Ju keni përdorur media sociale ose një aplikacion lojrash dhe nuk keni arritur moshën 18 vjeç.
Si të kërkoj që të dhënat e mia të fshihen?
Ju duhet të kontaktoni nëpërmjet postës tuaj elektronike tek Oficeri jonë për Mbrojtjen e të Dhënave në One Albania dhe t'i tregoni atij, se cilat të dhëna personale dëshironi që ata të fshijnë. Ju mund ta bëni kërkesën tuaj në postën elektronike në dataprivacy@one.al ose me shkrim në adresën tonë zyrtare:
Rruga “Muhedin Llagami”, Kompleksi “Square 21” Tirane
Ne ju rekomandojmë të ndiqni çdo kërkesë tuajën vetëm me shkrim sepse kjo do t'ju lejojë të shpjegoni shqetësimin tuaj, të jepni dëshmi dhe të shpjegoni atë që dëshironi të ndodhë. Ju gjithashtu do të keni dëshmi të qartë të veprimeve tuaja nëse vendosni të kundërshtoni përgjigjen e organizatës.
6. Të drejtat e pronësisë intelektuale
Përveç markave të rregjistruara, përmbajtja e shërbimit (psh:marka, dokumenta me informacion etj) i përket shoqërisë ONE dhe mbrohet nga ligji shqiptar si dhe ligjet ndërkombëtare të të drejtave të autorit.
Ofrimi nga ana e One i aplikacionit My One nuk nënkupton transferimin e të drejtave të pronësisë intelektuale të zotëruar nga ana e One apo nga ofruesit e liçensuar në lidhje me aplikacionin My One sipas kushteve të përgjithshme për përdorimin e tij.
Përmbajtja e këtij aplikacioni, mbrohet nga legjislacioni në fuqi për të drejtat e autorit dhe Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Përdoruesi nuk mund të ndryshojë, kopjojë apo të ndajë aplikacionin My One në pjesë. Përdoruesi nuk mund të transferojë, kalojë, të shpërndajë apo të lejojë një palë të tretë të përdorë aplikacionin My One dhe shërbimet që ofron ose një pjesë të tyre. Përdoruesi pranon të mos përdori aplikacionin My One, shërbimet e tij apo një pjesë të tij.
7. Përgjegjësia për sigurinë e përdoruesit.
Përdoruesit mbi 18 vjeç mbajnë personalisht përgjegjësi për detyrimet që lindin nga përdorimi i aplikacionit. Përdoruesit nën 18 vjeç, së bashku me prindin apo kujdestarin ligjor, mbajnë përgjegjesi për detyrimet që lindin nga përdorimi i aplikacionit dhe shërbimet që ai ofron.
Gjeni këtu më tepër informacion në lidhje me mënyrën se si ONE mund të përdorë informacionin personal që ju keni ofruar gjatë proçesit të porosisë tuaj në këtë faqe si dhe hollesitë mbi të drejtat tuaja mbi këtë informacion
8. Shërbimi i Kujdesit ndaj Klientit
Përdoruesi mund të kontaktojë shërbimin e Klientit në numrin 142 (për abonentët me parapagesë/kontratë) dhe 144 (për abonentët biznes), për çdo pyetje apo informacion, lidhur me aplikacionin My One për çdo pyetje apo informacion lidhur me aplikacionin ose në faqen zyrtare www.one.al
9. Përjashtimi i garancive
Për aq sa lejohet nga ligji në fuqi aplikacioni nuk ofron garanci apo kushte të tjera në lidhje me aplikacionin nga ofrues të liçensuar të aplikacionit.
10 Ligji i zbatueshëm dhe juridiksioni
Për këto kushte dhe afate të përgjithshme për përdorimin e aplikacionit do te zbatohet ligji shqiptar ne fuqi dhe/ose Ligji 9887/2008 i ndryshuar për Mbrojtjen e të dhënave personale në fuqi. Palët i nënshtrohen juridiksionit ekskluziv të gjykatave shqiptare.
11. Të ndryshme
Përdoruesi pranon që aplikacioni mund të mos jetë funksional për shkak të mospërputhshmërisë së tij me aparatin celular të përdoruesit. Për të përdorur aplikacionin përdoruesi duhet të ketë të konfiguruar internetin në aparatin e tij celular. Përdoruesi mund të kontaktojë “Kujdesin ndaj klientit” për informacion në lidhje me aparatet celularë nëpërmjet të cilëve mund të aksesohet aplikacioni.