Si mund ta përfitoj këtë shërbim?
Ju mund te drejtoheni ne cdo dyqan ONE, per te kryer abonimin tuaj dhe menjehere do te merrni me SMS te dhenat per te perdorur aplikacionin direkt ne TV. Mjafton te keni nje TV SMART ku mund te shkarkoni aplikacione.
Ku mund ta gjej aplikacionin e ONE TV?
Aplikacioni ONE TV eshte i vlefshem ne te gjithe platformat TV si Android TV, Apple TV, Samsung dhe LG.
Për të gjetur aplikacionin ju duhet te hapni dyqanin e aplikacioneve (Play Store) në pajisjen tuaj TV ku duhet te jeni te regjistruar.Me pas, kërkoni "ONE TV " dhe shkarkoni aplikacionin.
Si mund te logohem ne aplikacion?
Ne aplikacion mund te logoheni vetem me kredencialet (Emri i perdoruesit dhe Fjalekalimi) qe do t’ju dergohen me SMS ne numrin tuaj te kontaktit pasi te keni kryer abonimin perkastes ne dyqanet ONE. Nese e keni harruar fjalekalimin, ju lutem kontaktoni Kujdesin ndaj Klientit.
Cilat kushte duhet te plotesoje TV im per te shkarkuar aplikacionin?
Kushtet qe ju duhet te plotesoni per te shkarkuar aplikacionin One TV jane:
Televizori duhet te kete si sistem operativ; Android TV, Samsung Tizen, LG webOS 5.0 dhe Apple TV.
Televizori duhet te jete prodhim i 5 viteve te fundit , pra qe prej vitit 2019.
Per modelet me Android TV versioni i suportuar eshte Android TV 9 I perputhshem me versionin minimum 5.0.
A duhet të kem internetin e lidhur me One për ta përdorur aplikacionin?
Jo, tashme ju mund te aksesoni aplikacionin ONE TV te lidhur me cdo rrjet interneti ne territorin Shqiptar.
A mund ta perdor aplikacionin mobile ONE TV nese nuk jam klient mobile me ONE?
Po, ju mund te lidheni me cdo rrjet Wi-Fi kudo jeni ne Shqiperi.
Cilat nga paketat shtese mund te shtoj?
Nese ju zgjidhni nje nga planet Digitalb ju mund te shtoni paketen RTSH me 12 kanale per 60 leke/muaj. Nese ju zgjidhni nje nga planet Tring, ju mund te shtoni paketen Tring Sport per 700 leke/muaj, paketen e Klan per 100 leke/muaj si edhe paketen RTSH per 60 leke/muaj.
Si mund te shoh ne nje moment te dyte nje emision qe ka mbaruar se transmetuari?
ONE TV ofron deri ne 30 kanale ne varesi te paketes suaj te cilat ofrojne funksionalitet Catch-up qe ju mundeson te riktheheni mbrapa ne kohe, deri 72 ore, per te pare programet tuaja te prefereruara
.
Cilat kanale perfshihen ne catch-up?
Per paketen Digitalb: Top Channel, TV KLAN, News 24, T HD, Film Aksion, Syri TV, Film Autor, ABC News, Explorer Natyra, EuroNews Albania, MAX, Film Drame, Film Hits, GOLD HD, Film Komedi.
Per paketen TRING: 3 Plus, ABC News, Jolly HD, Kanal D Drama, Living, Muse, News 24,Tring Comedy, Tring Life, Tring Max,Tring Novelas, Tring Shqip, Tring Super, Tring Fantasy, Vizion +.
Sa minuta ose ore mund te bej nje regjistrim te programit?
Ju keni mundesi te regjistroni deri ne 10 ore programacion, I cili eshte I disponueshem per 30 dite. Pas ketij afati, video do te fshihet. Ky funksionalitet eshte I vlefshem per kanalet me opsion catch-up.
Sa pajisje mund te lidh me aplikacionin One TV?
Ju mund te aksesoni sherbimin kryesor nga pajisja juaj smart TV duke shkarkuar aplikacionin .
Gjithashtu mund ta aksesoni dhe nga 2 smartphone ose tablet Android/iOS.
A mund te shoh njekohesisht kur logohem ne dy /ose me shume pajisje te ndryshme?
Po, ju mund te ndiqni programacion te ndryshem ne secilen prej pajisjeve active.
Cfare eshte VoD dhe cfare permban?
VOD (Video on Demand) eshte nje sherbim qe ju lejon te shikoni filma ose seriale sipas disponibilitetit tuaj. Ju mund te perzgjidhni mes zhanreve te ndryshme duke perdorur filtrat e ofruar. Aktualisht ky sherbim ofrohet vetem per abonentet TRING.