Nëse keni kontratë biznesi
Në përputhje me ligjin mbi fiskalizimin, One ngarkon në kohë reale faturën tuaj në platformën qëndrore të faturave, sipas kërkesës legjislative.
Personi i autorizuar nga kompania juaj, duhet të pajiset me emrin e përdoruesit si dhe fjalëkalimin për përdorimin e këtij sistemi sipas dispozitave ligjore në fuqi.
Më poshtë është një video udhëzuese se si mund të përdoret platforma.
Video trajnimi mbi fiskalizimin.
Nëse keni kontratë individuale
Për t’u informuar mbi tarifimin tuaj dhe pagesat mujore, One ju mundëson mënyra të shpejta, të thjeshta dhe tërësisht të sigurta për informacionet tuaja personale:
Nëse keni kontratë biznesi
Për të marrë detajet e konsumit mujor, ju duhet të:
Nëse keni kontratë individuale
Për të marrë informacion mbi detajet e konsumit mujor:
Nëse keni kontratë biznesi
.Nëse keni kontratë individuale
Nëse keni kontratë biznesi ose individuale
Po, pagesa e detyrimeve mund të bëhet në çdo dyqan One, në të gjithë Shqipërinë, në çdo pikë Western Union, ose në çdo bankë të nivelit të dytë.
Nëse keni kontratë biznesi ose individuale
Afati i pagesës së detyrimeve tuaja është data 18 e çdo muaji. One ju rikujton vazhdimisht nëse nga ana juaj ka një vonesë në pagesën pas kësaj date. Në rast të mos shlyerjes së detyrimit, shërbimet tuaja mund të bllokohen deri në momentin e mbylljes së detyrimeve.
Nëse keni kontratë biznesi
One ju dërgon një SMS në fillim të çdo muaji, sapo detyrimi i muajit është përllogaritur.
Nëse keni kontratë individuale
One ju dërgon një SMS në fillim të çdo muaji, sapo detyrimi i muajit është përllogaritur:
Nëse keni kontratë individuale
Për t'u informuar mbi trafikun tuaj mujor, mjafton të regjistroheni në aplikacionin My One.
Per cdo informacion apo problematike qe mund te hasni, mund te na telefononi falas ne sherbimin e klientit ne numrat 142 / 123, ose na shkruani ne WhatsApp ne +355688000142. Jemi ne dispozicionin tuaj 24/7.
Nëse jeni abonent me parapagesë, ju mjafton të keni të aktivizuar Internetin në kartë dhe në telefon. Nëse jeni abonent me kontratë, fillimisht duhet të aktivizoni shërbimin Internet për Roaming duke kontaktuar Kujdesin ndaj Klientit ne 142 ose duke u paraqitur pranë një dyqani One.
Aktivizimi I shërbimi ofrohet falas, pa asnjë pagesë ekstra.
Për abonentët Biznes, administratori i kompanisë, duhet të dërgojë kërkesën për aktivizimin e këtij shërbimi me e-mail në adresën: business_customer@one.al ose tek përfaqesuesi/agjenti përkatës.
Pasi bëhet aktivizimi i shërbimit ju duhet te zgjidhni më parë operatorin me të cilin One ka bashkëpunim në Roaming për Internet.
Për më shumë informacion mbi shërbimin Roaming, tarifat dhe paketat, klikoni këtu.
Ju mund të rimbushni kartën tuaj nëpërmjet faqes tonë zyrtare www.one.al ose aplikacionit My One. Nëse dispononi një kartë rimbushëse mund të kontaktoni në numrin 141 dhe të ndiqni udhëzimet që ju jepen.
Gjithashtu, edhe dikush tjetër mund të kryejë një rimbushje për numrin tuaj duke u paraqitur pranë një dyqani One, ose nëpërmjet aplikacionit My One.
Pasi të keni aktivizuar shërbimin Roaming, ju duhet të përzgjidhni një nga operatorët Roaming dhe të lidheni me rrjetin partner. Ju mund të aktivizoni një paketë Roaming sipas shtetit përkatës ose të kryeni dhe të merrni telefonata, të dërgoni SMS si edhe të përdorni
Shërbimi RLH do të thotë që të mund të përdorni shërbimin Roaming kur ju udhëtoni në shtetet e Ballkanit Perëndimor sikur të ishit në Shqipëri, pra ju nuk duhet të paguani tarifa shtesë për të kryer telefonata, dërguar SMS apo për të përdorur shërbimin Internet gjatë vizitës suaj.
Shtetet e Ballkanit Perëndimor përfshijnë shtetet e Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Mali I Zi, Serbi dhe Bosnje&Hercegovinë. Gjithashtu, ju mund të përdorni njësitë tuaja me të gjithë operatorët e shteteve të mësipërme.
Ndryshimi prek automatikisht të gjithë abonentët me parapagesë, dhe me kontratë, pa asnjë pagesë tjetër shtesë për paketa roaming. Megjithatë, abonentët me kontratë duhet të sigurohen që të kenë të aktivizuar më parë shërbimin Roaming.
Jo. Pasi në këtë rast ju nuk jeni duke përdorur shërbime Roaming, por thirrje ndërkombëtare nga Shqipëria, dhe tarifoheni sipas tarifave përkatëse për këto thirrje.
Të gjitha. Pra, nëse plani juaj përfshin minuta kombëtare, ju mund të telefononi të gjithë numrat celularë brenda Ballkanit Perëndimor dhe Shqipërisë pa limit pa kosto shtesë. Nëse ju i keni konsumuar minutat tuaja pa u nisur në Roaming, do të tarifoheni me tarifat sipas planit tuaj.
Po. Modeli RLH(Roam Like Home) përfshin tarifim zero ekstra Roaming vetëm për thirrjet celular-celular në roaming brenda Ballkanit Perëndimor, dhe jo thirrjet drejt/nga rrjetet fikse të Ballkanit Perëndimor, përfshire ato të Shqipërisë. Këto thirrje tarifohen si thirrje normale në Roaming Zone 1.
Është e njejta logjikë. Nëse plani juaj përfshin një sasi të caktuar SMS Kombëtare, mund t’i përdorni pa limit drejt numrave të Ballkanit Perëndimor/Shqipërisë.
Asgje. Pas 1 Korrik 2021, thirrjet hyrese dhe SMS brenda Ballkanit Perëndimor dhe Shqipërisë janë FALAS.
Nëse plani ose paketa juaj përfshin njësi internet ju mund të përdorni internet kur vizitoni shtetet e Ballkanit Perëndimor, edhe pse do të ketë disa limite. ONE do t’ju ofrojë një sasi vëllimi të caktuar interneti ose do të mund të përdorni të gjithë paketën tuaj pa kosto shtesë në varësi të planit/paketës tuaj. Informacionin për vëllimin e caktuar që mund të përdorni në Ballkanin Perëndimor mund ta gjeni në linkun: http://smartroam.one.al/ , i dedikuar për shërbimet Roaming.
Për çdo MB të konsumuar, ONE do të tarifojë sipas tarifave brenda vendit. Abonentet me parapagesë sipas çmimit 9.994 lekë/MB, dhe ata me kontratë 1.14 lekë/MB. Ju do të njoftoheni kur të keni konsumuar njësitë e internetit të përfshira në planin/paketën tuaj.
Në këtë rast ju do të paguani sipas skemës së tarifave brenda vendit.
Ky rast konsiderohet Roaming jashtë Ballkanit Perëndimor dhe do të tarifohet sipas tarifave Roaming Z1. E njejta gjë ndodh edhe nëse telefononi një numër fiks drejt Shqipërisë ose Ballkanit Perëndimor.
Po, pasi aplikohet i njejti mekanizëm sikundër në Shqipëri, që thirrjet hyrëse janë pa pagesë dhe nuk keni nevojë për kreditë për sa kohë karta SIM është aktive, apo dhe e kufizuar vetëm për thirrje hyrëse.
Nëse keni prani më të madhe (mbi 50%) në Shqipëri (i lidhur me rrjetin celular në Shqipëri) sesa në Ballkanin Perëndimor, ose përdorni celularin tuaj më shumë (mbi 50%) në Shqipëri sesa në Ballkanin Perëndimor, ju keni të drejtë të përdorni/përfitoni RLAH në BALLKANIN PERËNDIMOR. Sidoqoftë, nëse ONE ka prova dhe përcakton që në 4 muajt e fundit keni kaluar pjesën më të madhe të kohës tuaj (mbi 50%) në BALLKANIN PERËNDIMOR dhe keni konsumuar më shumë (mbi 50%) trafik të shërbimeve celulare në BALLKANIN PERËNDIMOR, ONE ka të drejtë t’ju dërgojë një SMS dhe do t’ju kërkojë të përshtatni konsumin e trafikut me politikën e përdorimit të drejtë. Nëse kjo nuk ndodh në 2 javët e ardhshme, ONE ka të drejtë t’ju tarifojë tarifa shtesë roaming-u si më poshtë:
94 lekë/minutë për thirrje dalëse;
97 lekë/minutë thirrje hyrëse;
23 lekë/SMS dalëse;
95 lekë/MB për internetin.
Për sa kohë telefoni juaj lidhet të paktën njëherë në ditë me rrjetin ONE dhe ne jemi në dijeni që nuk jeni banor i një shteti tjetër, ju do të mund të përfitoni nga rregullorja e re.
Jo, shërbimet si GPRS, Intranet, Data SIM nuk janë pjesë e Rregullores për Roaming Falas ne Ballkanin Perëndimor.
Ju mund të kontrolloni në çdo kohë njësitë e mbetura nga paketa juaj duke:
Nëpërmjet aplikacionit My One
Dërguar sms me tekst BA në numrin 142,123 (Falas)
Duke telefonuar shërbimin e klientit 142,123 dhe të shtypni 0 për t'u transferuar tek agjentët tanë (Falas)
Nëpërmjet “Llogaria Ime” në faqen tonë zyrtare One Albania
Ju sugjerojmë të mos lejoni përditësime automatike (Automatic Updates) në telefonin tuaj.
Vendoseni këtë opsion të fikur (OFF), ose të zgjidhni të bëni përditësime vetëm në Wi-Fi.
Në këtë mënyrë MB e përfshirë në paketën tuaj nuk do të konsumohen për përditësime automatike për të cilat ju nuk jeni në dijeni.
Ju mund të rimbushni kartën tuaj apo të dikujt tjetër në çdo kohë nëpërmjet aplikacionit My One ose faqes tonë zyrtare www.one.al. Gjithashtu, mund të paraqiteni pranë një dyqani One ose duke kontaktuar në numrin 141,123 dhe të ndiqni udhëzimet që ju jepen.
Kontaktoni me numrin 0681000141 dhe ndiqni udhëzimet e zakonshme.
Kontaktoni me Kujdesin Ndaj Klientit në numrin 139,123 për të dhënë të saktë numrin serial PK që gjendet në kartën tuaj rimbushëse. Zhbllokimi i rimbushjes do t'ju bëhet menjëherë.
Rimbushja bllokohet nëse gjatë proçedurës së rimbushjes vendoset tre herë gabim kodi me 12 shifra i kartës rimbushëse.
Shuma me të cilën mund të kryeni rimbushje elektronike nis nga 100 lekë e më lartë.
Ju mund të kontaktoni me Kujdesin ndaj Klientit në numrin 139,123,142 dhe të jepni të saktë informacionin që do t'ju kërkohet për të marrë kodin PUK ose mund të paraqiteni pranë dyqaneve One me mjet identifikimi (pasaportë, kartë identiteti ose patentë e re). Gjithashtu, nëpërmjet aplikacionit My One, ju mund të gjeni kodin PUK të numrit tuaj në çdo moment
Kur kodi PIN vendoset tri herë gabim karta juaj bllokohet dhe ju kërkohet vendosja e kodit PUK . Vendosni të saktë kodin PUK 1 për të zhbllokuar kartën tuaj.
Numri çaktivizohet nëse përfundon vlefshmëria e rimbushjes dhe pas kësaj periudhe ju keni tre muaj në dispozicion për të kryer rimbushjen.
Për informacion mbi riaktivizimin e numrit, duhet të paraqiteni në një dyqan One me mjet identifikimi (kartë ID ose pasaportë).
Ju mund të paraqiteni pranë çdo dyqani One, në të gjithë Shqipërinë, së bashku me një mjet identifikimi: Pasaportë, Kartë Identiteti ose Patentë për ngarjen e makinës (të re). Për abonentët me parapagesë shërbimi kushton 360 Lekë (me TVSH).
Për çdo ankesë apo kërkesë ju mund të:
Ju mund të zgjidhni vetë si deshironi ta merrni përgjigjen:
1) Në adresën tuaj të e-mail-it.
2) Në adresën e shtëpisë.
3) Duke shkuar në një nga dyqanet One.
4) Duke ju kontaktuar në numrin tuaj të telefonit.
Jo, ankesa mund të dërgohet edhe: - me e-mail në adresën: ankesa@one.al ; kujdesi@one.al
- nëpërmjet aplikacionit My One, në menunë Kujdesi ndaj Klientit
- me postë, në adresën tonë Rruga "Muhedin Llagami",Kompleksi"Square " , Tirane.
Për abonentët me parapagesë mund të pregatitet një faturë e detajuar për 3 muajt e fundit nga momenti kur bëhet kërkesa.
Vlefshmeria dhe Vlerat e Rimbushjeve
Cdo rimbushje e kartave SIM te pajtimtareve e shtyn vlefshmerine e kreditit sipas vlefshmerise qe ka vete rimbushja e kryer ne leke.
Cdo vlere monetare e rimbushjes e kryer nga pajtimtari do te kete vlefshmerine si me poshte:
Shenim: Vlefshmeria me e gjate e dhene nga shumat e rimbushjes do te mbizoteroje.
Ne te gjitha dyqanet e shoqerise ONE, vlera minimale e rimbushjes eshte 300 leke (me TVSH). Për çdo rimbushje me vlerë 300 Lekë – 499 Lekë klienti do të përfitojë një bonus ditor prej 100 MB.
Ne menyre qe t’u jepet perparesi mjeteve online dhe per te drejtuar pajtimtaret drejt sherbimeve dixhitale dhe vet-sherbimit, vlera minimale e rimbushjes eshte 100 leke (me TVSH) ne te dyja kanalet online te komunikimit: My One app dhe faqja zyrtare www.one.al.
Cikli i nje karte SIM me parapagese eshte 13 muaj, 12 muaj ne status “Aktiv” dhe 1 muaj ne status “Pasiv” (Vetem Rimbushje).
Ne statusin “Aktiv”, pajtimtari mund te perdore te gjitha sherbimet qe ofron shoqeria ONE, te dergoje dhe marre thirrje, SMS dhe te perdori internet.
Nese gjate statusit “Aktiv” pajtimtari nuk kryen rimbushje, 7 dite perpara se statusi i kartes SIM te ndryshoje nga “Aktiv” ne statusin “Pasiv” (“Vetem Rimbushje”), pajtimtari merr nje SMS informuese per ndryshimin e statusit te numrit te tij ne 7 dite, nese nuk eshte kryer ende ndonje event rimbushjeje.
Ne statusin “Pasiv”, pajtimtari mund te kryeje nje rimbushje, mund te marre thirrje hyrese dhe SMS, por nuk mund te kryeje trafik dales. Nëse gjatë periudhes 1 mujore të statusit “Pasiv”, numri MSISDN nuk kryen një rimbushje, 7 ditë para përfundimit të periudhës 1-mujore të statusit “Pasiv” (“Vetëm Hyrës”), pajtimtari merr një SMS informuese të çaktivizimit në 7 ditë nëse nuk është kryer ende ndonjë event rimbushjeje.
Pajtimetaret me parapagese One mund te komunikojne duke aktivizuar paketat me parapagese, me benefitet dhe cmimet sipas paketave specifike, ose sipas cmimeve per njesi.
Tarifat per njesi, sipas destinacionit perkates, jane si vijon:
|
Tarife per Njesi |
Minuta kombetare |
39 Leke/ Minute |
SMS kombetare |
10 Leke/ SMS |
SMS Nderkombetare |
15 Leke/ SMS |
Internet |
0.0976 Leke / Cdo 10Kb |
Te gjitha tarifat mesiper perfshijne TVSH, dhe jane te vlefshme sipas:
Tarifimi per njesi per Minuta Nderkombetare eshte sipas operatorit te shtetit ne Zonen perkatese, si vijon:
Tarife (me Tvsh) per Minute |
|
Zone 1 |
81.99 Leke/ Minute |
Zone 2 |
149.99 Leke/ Minute |
Zone 3 |
179.99 Leke/ Minute |
Zone 4 |
269.99 Leke/ Minute |
Zone 5 |
419.99 Leke/ Minute |
Per listen e operatoreve nderkombetare ne secilen zone kliko ketu.
Për t’u informuar mbi tarifimin tuaj dhe pagesat mujore, One ju mundëson mënyra të shpejta, të thjeshta dhe tërësisht të sigurta për informacionet tuaja personale:
Për të aktivizuar shërbimin e faturës analitike, ju duhet të paraqiteni në çdo dyqan One me kartën tuaj të identitetit,na telefoni në 142,123,144 ose duke u regjistruar ne aplikacionin MyOne.
Për të marrë një faturë analitike, ju duhet të bëni një kërkesë pranë çdo dyqani One. Mos harroni të lini dhe adresën tuaj të emailit
Fatura e detajuar mund të përgatitet për 3 muajt e fundit, nga momenti kur bëhet kërkesa,gjithashtu 3 muajt e fundit mund te shkarkohen dhe nga aplikacioni MyOne
Po, pagesa e faturës mund të bëhet në çdo dyqan One, në të gjithë Shqipërinë, në çdo pikë Western Union, në çdo banke të nivelit të dytë, ose nga aplikacioni My One, me një kartë bankare.
Afati i pagesës së faturës tuaj është data 18 e çdo muaji. One ju rikujton vazhdimisht nëse nga ana juaj ka një vonesë në pagesë pas kësaj date. Në rast të mos shlyerjes së detyrimit, sherbimet tuaja mund të bllokohen deri në momentin e mbylljes së detyrimeve.
One ju dërgon një SMS në fillim të çdo muaji, sapo detyrimi i muajit është përllogaritur:
Pranë çdo dyqani One dhe duke telefonuar ne sherbimin e klientit 144,142,123 ose ne WhatsApp+355688000142 specialistët tanë do ju ndihmojnë.
One ju ndihmon që të kontrolloni më mirë shpenzimet tuaja. Me shërbimin e limitit të shpenzimeve, ju vendosni një shumë maksimale që dëshironi të shpenzoni në një muaj, mbi tarifën tuaj mujore.
One ju njofton kur ju arrini vlerën rreth 80% të këtij limiti. Në rast se ju arrini limitin e vendosur, One ndërpret automatikisht përdorimin e mëtejshëm të shërbimit për të shmangur kosto të mëtejshme.
Pranë çdo dyqani One. Specialistët tanë do ju ndihmojnë.
Për t'u informuar mbi trafikun tuaj mujor, mjafton të:
- Krijoni një llogari në aplikacionin My One.
Për t'u informuar mbi njësitë e mbetura të planit tuaj tarifor,mjafton të:
- Krijoni një llogari në aplikacionin My One.
Kur kodi PIN vendoset tri herë gabim, karta juaj bllokohet dhe ju kërkohet vendosja e kodit PUK. Vendosni të saktë kodin PUK 1 për të zhbllokuar kartën tuaj.
Nëse jeni abonent Individual, duhet të kontaktoni me ‘Kujdesin Ndaj Klientit’, në numrin 144,123 për të kërkuar aktivizimin e shërbimit.
Pajtimtaret me Kontrate Individuale One mund te komunikojne duke perdorur njesite e planit tarifor, me benefitet dhe cmimet sipas secilit plan te perzgjedhur. Ne rastin kur pajtimtaret kane konsumuar njesite e planit, ata do vazhdojne te komunikojne sipas cmimeve per njesi.
Tarifat per njesi, sipas destinacionit perkates, jane si vijon:
Tarife per Njesi |
|
Minuta Kombetare |
9 Leke/ Minute |
SMS Kombetare |
4 Leke/ SMS |
SMS Nderkombetare |
9 Leke/ SMS |
Internet |
0.0976 Leke / Cdo 10Kb |
Te gjitha tarifat mesiper perfshijne TVSH, dhe jane te vlefshme sipas:
Tarifimi per njesi per Minuta Nderkombetare eshte sipas operatorit te shtetit ne Zonen perkatese, si vijon:
Tarife (me Tvsh) per Minute |
|
Zone 1 |
59.99 Leke/ Minute |
Zone 2 |
110.99 Leke/ Minute |
Zone 3 |
125.99 Leke/ Minute |
Zone 4 |
227.99 Leke/ Minute |
Zone 5 |
359.99 Leke/ Minute |
Per listen e operatoreve nderkombetare ne secilen zone kliko ketu.
Telefonat inteligjent /smart phones, aparatet që kombinojnë kapacitetet e telefonave celularë me ato të një pajisje personale dixhitale (PDA) ose edhe një kompjuteri portativ (laptop), mund të bëhen objekt i programeve keqdashëse/viruseve kompjuterike. Për të përdorur në mënyrë të sigurtë këto aparate, rekomandohet që ju të merrni masa parandaluese të ngjashme me ato që përdorni për kompjuterat tuaj personal. Instalimi i programeve keqdashëse në aparatin tuaj celular, mund të:
- "rrisin/fryjnë" faturën tuaj mujore, p.sh., duke dërguar një mori mesazhesh;
- shkatërrojnë ose vjedhin informacion personal;
- mbingarkojnë lidhjen tuaj me rrjetin.
Përdorimi i sigurt i Bluetooth-it: Bluetooth është një teknologji që mundëson komunikimin wireless dhe shkëmbimin e të dhënave nëpërmjet pajisjeve që ndodhet brenda një distance të shkurtër. Opsioni Bluetooth përdoret për të transmetuar viruse nëpërmjet aparatëve celularë. Përdoreni opsionin Bluetooth në mënyrë të atillë që aparati juaj të mos jetë i “dukshëm” nga të tjerët. Nëse celulari juaj është i dukshëm, ekziston rreziku që ai të marrë viruse nga pajisjet pranë tij. Duhet të tregoheni të kujdesshëm kur instaloni programe apo skedarë të marra nëpërmjet Bluetooth-it. Nëse pajisja juaj ju kërkon të instaloni një program të panjohur, ju duhet ta shmangni atë.
Pajisjet/produktet që mund të marin virus nëpërmjet përdorimit të Bluetooth:
- të gjitha telefonat/ tabletat apo pajisjet me sistem android të cilat nuk përdorin protokollin "Bluetooth Low Energy"
- të gjitha pajisjet Linux nga versioni 3.3-rc 1 (Remote Code Execution)
- të gjitha pajisjet iPhone, iPad dhe iPod Touch me iOS 9.3.5 dhe më poshtë
- të gjitha pajisjet Apple TV me version 7.2.2 dhe më poshtë
Rekomandime:
- përditësoni të gjitha pajisjet Bluetooth
-çaktivizoni Bluetooth, nëse nuk disponon përditësime
- klikoni më poshtë për udhëzime të detajuara mbi përditësimin e pajisjes tuaj:
Android
iOS
Windows
Aksesi i Kontrolluar në Aparatin tuaj: vendosni të zbatoni një formë të kontrollit të aksesit në aparatin tuaj, si p.sh., përdorimi i një kodi personal (PIN),një fjalëkalim ose një formë kyçje. Kodi personal PIN (Numri Personal i Identifikimit) është një numër që duhet të aplikohet për të patur akses në aparatin tuaj. Fjalëkalimi për aparatet celulare vepron në të njëjtën mënyrë si fjalëkalimi në kompjuterit tuaj ose në llogarinë tuaj personale online . Një fjalëkalim i fortë ofron siguri më të madhe sesa fjalëkalimi me numër personal identifikimi/ PIN. Forma e kyçjes së aparatit është një formë personale që ju vizatoni në ekranin e aparatit tuaj për ta aktivizuar atë. Zgjidhni opsionin e konfigurimeve të aparatit tuaj, në mënyrë që të mos e shfaqë fjalëkalimin ndërsa e shkruani atë. Merrni seriozisht në konsideratë aktivizimin e opsionit të fshirjes së përmbajtjes së aparatit, në rastet e dështimit të aktivizimit pas disa përpjekjeve, në mënyrë që të mbroni të dhënat tuaja nëse aparati juaj vidhet. Megjithatë, nëse aktivizoni opsionin e fshirjes së përmbajtjes së aparatit, kushtojini vëmendje të veçantë edhe kuriozitetit të fëmijëve. Në çdo rast, sigurohuni se keni kopje rezervë të përmbajtjeve të aparatit tuaj celular.
Gjurmimi në Distancë & Fshirja: Pjesa më e madhe e aparateve celulare kanë aplikacione specifike që mund të lokalizojnë aparatin në distancë, dhe të aktivizojnë gjithashtu në distancë fshirjen e të dhënave.Ndoshta mund t’ju nevojitet që të instaloni një aplikacion të tillë ose ta kativizoni atë, ndërsa akoma jeni në zotërim të aparatit tuaj. Aparatet iPhone dhe iPad ofrojnë një aplikacion të njohur si "Find My iPhone" (Gjej telefonin tim) i cili aktivizohet përmes një llogarie Identifikimi nga fabrikuesi (Apple ID). Aparatet celulare Blackberry duhet të regjistrohen në servera të dedikuar kompjuterik (BES - Blackberry Enterprise Server) ose në aplikacione të ngjashme në mënrë që të aktivizojnë fshirjen e të dhënave përmes aksesit në distancë. Aparatet celulare me sistem operativ Android, mund të shkojnë ne browser dhe te kerkojne findmyphone.
Enkriptimi: Nëse dikush ka akses fizik në pajisjen tuaj, ata ka të ngjarë të përdorin teknologji të avancuara që kalojnë fjalëkalimet dhe kodet tuaja PIN me qëllim pasjen e aksesit në të dhënat e pajisjes. Enkriptimi mbron të dhënat tuaja nga këto sulme të avancuara. Disa pajisje përdorin enkriptimin e vendosur nga prodhuesi, ndërkohë që të tjerat duhet të aktivizohen nga përdoruesi ose të instalojnë një program enkriptimi. Pajisjet iPhone dhe iPad ofrojnë enkriptim të instaluar (në sistem), i cili aktivizohet automatikisht. Pajisjet me sistemin operativ Android OS kanë enkriptim të inkorporuar që mund të aktivizohet në Menunë e Opsioneve të Sigurisë.
Ruajtja e kopjeve rezervë (backup): Opsioni i ruajtjes së kopjeve rezervë në pajisjen tuaj, ofron mundësinë e rikuperimit të të dhënave në mënyrë të menjëherëshme në rast se ju humb apo ju vjedhin pajisjen. Kopjet rezervë duhet të krijohen rregullisht, dhe kjo mund të realizohet përmes mënyrave në vijim: nëpërmjet lidhjes direkte me kompjuterin. Shërbimit iCloud, i cili ofrohet pa pagesë përdoruesve të pajisjeve iPhone, iPad dhe iPod, dhe përdoruesi mund të zgjedhë të ruajë kontaktet, email-in, kalendarin, fotografitë, muzikën dhe skedarët e tjetër në një llogari iCloud. Shërbimin pa pagesë, Google Cloud për pajisjet e sistemit operativ Android, i cili ofron opsione të ngjashme me shërbimin iCloud. Siguria e pajisjeve të ndërlidhura: Të gjitha pajisjet që lidhen me pajisjen tuaj duhet të mbrohen me programe për mbrojtjen nga viruset. Programet e dëmshme mund të transferohen në një aparat celular nga kompjuteri juaj.
Mbrojtja nga Email-et / MMS-te: Posta elektronike e marrë në pajisjet celulare (e-mail, MMS), duhet të trajtohet në të njëjtën mënyrë si në rastin kur e merrni në kompjuterin tuaj. Nëse një mesazh duket i çuditshëm ose nuk e njihni dërguesin e tij, mos e hapni atë. Shkarkimi i skedarëve nga Interneti: Shmangni shkarkimin e materialeve në pajisjen tuaj nga burime të panjohura apo të pasigurta. Instalimi i një programi anti-virus: Ekzistojnë disa lloj programesh anti-virus me qëllim mbrojtjen e aparatëve celularë inteligjentë nga programet e dëmshme. Shumica e pajisjeve e kanë të instaluar paraprakisht një anti-virus, i cili duhet të aktivizohet.
Në One Online Shop gjeni oferta ekskluzive, si dhe modele pafund telefonash/smartphone/tablet/laptop të cilët mund t'i porosisni direkt online, pa lëvizur nga shtëpia dhe pa asnjë kosto shtesë.
Produkti vjen në adresen tuaj me transport Falas, dorëzim i porosisë kryhet brenda 48 orëve në mbarë vendin, me pagesë me kartë ose cash në dorëzim.
Nëse keni zgjedhur mënyrën e pagesës “Paguaj në dorëzim”, ju do të kontaktoheni brenda 24 orëve, në numrin tuaj të telefonit, për të finalizuar porosinë tuaj.
Për të aktivizuar qendrën e mesazheve në numrat One, duhet të formoni numrin +355681000000 ose 00355681000000.
Ky numër duhet të vendoset tek opsioni i rregullimeve të mesazheve në menu të telefonit tuaj dhe për këtë mund të ndiqen hapat si në vazhdim:
Nga menuja e telefonit tuaj:
Shkoni tek [Messages]
Përzgjidhni [Settings]
Përzgjidhni [text messages]
Më pas përzgjidhni [Service Centre] ku dhe do të vendosni numrin e qëndrës së mesazheve të One.
Ky shërbim mund të aktivizohet në rastet kur:
Numri është i fikur ose jashtë zonës së mbulimit duke formuar kodin **62*+355687766666666# , +355672000123dhe butonin thirrje.
Numri është i zënë, duke formuar kodin **67*+355687766666666# dhe butonin thirrje.
Internet
Shtypni [Settings]
Shtypni [Mobile Service]
Shtypni [Mobile Data Network] .
Shtypni [APN] .
Plotësoni të dhënat si më poshtë:
APN : internet.t
User name :
Password :
Klikoni Back.
Në këtë mënyrë profili i ri është ruajtur dhe është aktivizuar.
Tashmë, ju mund të provoni të lundroni në internet nga aparati juaj.
Për të çaktivizuar shërbimin e Identifikimit të Thirrjes së Humbur:
Për rastet kur numri është i fikur ose jashtë zonës së mbulimit, shtypni ##62# dhe butonin thirrje.
Për rastet kur numri është i zënë, shtypni ##67# dhe butonin thirrje.
Ju mund të aktivizoni Thirrjen në Pritje, duke formuar kodin *43# dhe më pas butonin e thirrjes.
Për t'a çaktivizuar, duhet të formoni kodin #43# dhe më pas butonin e thirrjes.
Nese jeni abonent me parapagesë apo me kontratë Individuale, kontaktoni në qendrat tona telefonike 139/144/123 dhe jepni informacionin përkatës për këtë procedurë.
Nëse keni numër me kontratë Business, administratori i biznesit duhet të kontaktojë për të dhënë informacionin përkatës.
Për numrat me parapagesë dhe me kontratë Individuale, kontaktohet në qëndrat tona telefonike 139/144/123 dhe pasi të jepen të dhënat e sakta bëhet riaktivizimi i numrit.
Për numrat me kontratë Business, administratori duhet bëj një kërkesë pranë një dyqani One ose të kontaktojë në qendrat tona telefonike 139/144/123 ku të japë të dhënat e sakta për të riaktivizuar numrin.
Për të aktivizuar shërbimin e Sekretarisë Telefonike:
Kur numri është i fikur ose jashtë zonës së mbulimit formoni kodin **62*+35568777, shtatë shifrat e fundit të numrit tuaj, # si dhe butonin e thirrjes.
Kur numri është i zënë formoni kodin **67*+35568777, shtatë shifrat e fundit të numrit tuaj, # dhe butonin e thirrjes.
Për të gjitha rastet shtypni **21*+35568777, shtatë shifrat e fundit të numrit tuaj, # dhe butonin e thirrjes.
Për të çaktivizuar shërbimin e Sekretarisë Telefonike:
Për rastet kur numri është i fikur ose jashtë zonës së mbulimit shtypni ##62# dhe butonin thirrje.
Për rastet kur numri është i zënë shtypni ##67# dhe butonin thirrje.
Për të gjitha rastet shtypni ##21# dhe butonin thirrje.
Kodi i përzgjedhur për Sekretarinë Telefonike është 4444.
Shërbimi "Conference Call", ofrohet vetëm për abonentët One me kontratë:
1-Fillimisht duhet të bëni një telefonatë dhe t'a lini në pritje (Hold).
2- Më pas nisni një telefonatë të dytë. Në këtë moment në menunë e telefonit tuaj shfaqet opsioni "Merge".
3- Shtypni OK dhe konferenca bëhet aktive.
Ky mesazh dëgjohet kur vendosni gabim kodin e aktivizimit të Identifikimit të Thirrjeve të Humbura. Për t'a çaktivizuar, formoni kodin ##62# dhe shtypni butonin e thirrjes, më pas riformoni të saktë kodin e aktivizimit.
Ky mesazh mund të dëgjohet edhe në rast kur numri që kontaktohet është formuar gabim ose nuk ekziston.
Kjo ndodh kur numri juaj është i fshehur dhe abonenti tjetër ka aktivizuar shërbimin e Identifikimit të Thirrjes së Humbur.
One Fiks është telefoni i parë fiks që ju jep mundësinë të zgjidhni mënyrën e aktivizimit të tij, me parapagesë apo me kontratë.
Për aktivizimin e një numri One Fiks, duhet të paraqiteni pranë një dyqani One me dokumentacionin përkatës (Pasaportë ose Kartë Identiteti) dhe të përzgjidhni ndër ofertat e ndryshme.
Për të rimbushur numrin tuaj One Fiks me parapagesë, duhet të paraqiteni pranë një dyqani One.
Po, ju mund të kaloni në rrjetin One dhe të përzgjidhni ndër plan tarifimet dhe paketat e ndryshme që ofrohen
Disa nga mënyrat e aktivizimit të shërbimit e Internetit, janë si mëposhtë:
Për të kaluar numrin tuaj në rrjetin One, duhet të parqiteni pranë një dyqani One me të njëjtin dokumentacion që keni paraqitur për hapjen e kontratës tuaj të shoqëruar me pagesën e faturës së muajit te fundit për të kryer procedurat përkatëse.
Ju duhet të paraqiteni pranë një dyqani One me dokumentacion (pasaportë ose kartë identiteti) ku do të merrni informacion mbi përzgjedhjen e planit tarifor dhe pagesën e garancisë.
Ju mund të kaloni nga abonent me parapagesë në abonent me kontratë duke mbajtur të njëjtin numër. Për këtë procedurë, duhet të paraqiteni pranë një dyqani One me dokumentacion (pasaportë ose kartë identiteti) ku do të merrni informacion mbi përzgjedhjen e planit tarifor dhe pagesën e garancisë gjithashtu online duke kontaktuar me sherbimin e klientit 142,123 ose WhatsApp +355688000142
Mos përdorni fjalëkalime të thjeshta (përdorni karaktere, numra dhe karaktere të veçanta nëse i lejon sistemi).
Përdorni fjalëkalime të ndryshme për shërbime të ndryshme dhe ndryshojini ato shumë shpesh;
Mbajini fjalëkalimet tuaja të ruajtura mirë. Mos lejoni që t’jua shikojnë të tjerët;
Mos ia jepni fjalëkalimin kurrë askujt, as edhe një shoku të ngushtë;
Kontrollojini llogaritë tuaja për ndonjë aktivitet të dyshimtë. Në disa raste, mund të kontrolloni kohën kur jeni loguar për herë të fundit;
Gjithmonë përdorni programe të përditësuara për mbrojtjen nga viruset dhe nga ndërhyrja në sistem dhe marrja e informacionit pa dijeninë dhe pëlqimin e zotëruesit të tij (spyware);
Zbani programin e kërkimit në internet, programet e sigurisë së rrjetit (firewalls) dhe sistemet operative të përditësuara dhe me mekanizma sigurie të përditësuar;
Mos ia tregoni personave që mund të njihni në internet, adresën tuaj, numrin e telefonit apo emrin e shkollës, përveç rasteve kur për këtë ju kanë dhënë leje vetë prindërit.
Asnjëherë mos ju përgjigjni emaileve apo postimeve që janë me përmbajtje keqdashëse, sugjestionuese dhe me gjuhë të ashpër apo të pasjellshme; Jini të kujdesshëm kur merrni një email, edhe kur ai vjen nga një dërgues “i besuar”, p.sh.: bankat, qeveritë, etj. Shpesh here ato vijnë nga burime të tjera dhe ju kërkojnë të shkruani fjalëkalimet. Mos klikoni mbi linqet, nëse nuk jeni të sigurt për destinacionin.
Siguria për fëmijët
Asnjëherë mos hapni skedarë të bashkëlidhur në emaile që janë dërguar nga njerëz apo burime që nuk i njihni apo nuk i besoni. Fshijini këta skedarë të bashkëlidhur menjëherë. Ata mund të përmbajnë viruse apo programme të tjera që mund të shkatërrojnë informacionin në kompjuterin tuaj dhe programet e tij; Kurrë mos vendosni të takoheni apo të lini takim me dike përsonalisht pa rënë më parë dakort me prindërit tuaj, dhe merrini ata me vete që t’ju shoqërojnë në takimin tuaj të parë. Takimet duhet të bëhen gjithmonë në vende publike, dhe gjithmonë tregojini dikujt se ku po shkoni;
Kurrë mos i dërgoni askujt fotografi, të dhëna bankare, apo ndonjë informacion tjetër personal, pa pyetur më parë prindërit tuaj;
Gjithmonë tregojini prindit tuaj, nëse hasni në gjuhë të papërshtatshme apo fotografi të papëlqyeshme kur jeni online;
Gjithmonë jini vetëvetja dhe mos u shtirni sikur jeni dikush tjetër apo diçka që në të vërtetë nuk jeni; Mbani mend gjithmonë se nëse një faqe interneti është vetëm për të rritur, kjo do të thotë se ka një arsye që është kështu, dhe ju nuk duhet të hyni atje!
Përdorimi i shërbimeve me bazë në rrjet (p.sh. navigimi në internet/rrjet, përdorimi i postës elektronike (email), etj.) ka mundësi të dëmtojë kompjuterin tuaj ose aparatin tuaj nga programet keqdashëse. Termi program kompjuterik keqdashës (malware) i referohet programeve që kanë për synim të shkelin sigurinë e kompjuterave personal për të shkaktuar dëme ose për të vjedhur të dhëna/informacion personal.
Kategoritë bazë të programeve kompjuterike keqdashëse janë:
Virus – Virusi është një copëz kodi kompjuterik, që i bashkangjitet një programi zbatues apo një skedari. Disa viruse mund të shkaktojnë dëme, si p.sh., të dëmtojnë programe, të fshijnë programe, të fshijnë skedarë madje dhe të gjithë përmbajtjen e diskut (hard drive) të magazinimit të të dhënave tuaja.
Worm – Krimbat (Worms) janë nënlloje virusesh. Karakteristika e tyre kryesore është se ata transmetohen pa ndërhyrjen e përdoruesit dhe dërgojnë kopje të vetes, duke shfrytëzuar dobësitë e sistemeve të tjera në rrjet. Ndryshimi kryesor nga viruset është se krimbat nuk bashkangjiten në një skedar tjetër.
Trojan Horse – Këto programe janë të "kamufluara" në lloje të tjera skedarësh (p.sh. foto/pamje) dhe shkaktojnë dëme kur vihen në zbatim/përdorim. Ato aktivizohen kur përdoruesi, për shembull, hap një material të bashkangjitur që është i infektuar ose kur shkarkon ndonjë program kompjuterik nga interneti. Në të shumtën e rasteve, një kalë Trojan krijon në derë të pasme në sistem, që mund të përdoret nga agresori për t’u lidhur me sistemin.
Spyware – Programet spiun (spyware) janë programe që regjistrojnë veprimet e përdoruesit në kompjuter dhe dërgojnë informacionin përmes internetit. Programet spiun grumbullojnë lloje të ndryshme informacioni. Një kategori e këtyre programeve regjistron faqet/sitet e internetit/rrjetit që vizitohen nga përdoruesi dhe pastaj dërgojnë këtë infromacion tek kompanitë e reklamave. Megjithatë, në raste të tjera, objektivi i tyre është të përgjojnë dhe zbulojnë informacion personal të përdoruesit si fjalëkalimet dhe numrat e kartave të kreditit.
Rootkits – Rootkits janë mjete/mënyra programimi që fshehin skedarë dhe të dhëna të sistemit, si dhe procese funksioni, të pazbuluara nga sistemi. Ato përdoren si mënyra dhe mjete për të kaluar sigurinë e sistemit pa u zbuluar. Ransomware – Programi haraç/shpërblesë është një kategori e programeve keqdashës, i cili enkripton (kodon) të dhënat e përdoruesit pas kërkon “shpërblim/haraç” nga përdoruesi për t’i dekriptuar (çkoduar) këto të dhëna.
Bots – zombies – Ky është një program që infekton kompjuterat duke i bërë ata anëtarë të një rrjeti që kontrollohet në distancë nga një palë e tretë, për të kryer sulme të mohimit të shërbimeve (sulme DOS).
Scareware – Programet frikësuese janë programe që zakonisht shfaqen si dritare/mesazhe paralajmëruese dhe përdoren për të frikësuar përdoruesit e internetit (p.sh., duke i paralajmëruar ata se kompjuteri i tyre është infektuar me një program keqdashës) dhe për t’i mbushur mendjen që të blejnë dhe/ose instalojnë një program kompjuterik specifik që supozohet t’i mbrojë nga sulmet dhe kërcënimet.
Phishing – Një faqe interneti ose një e-mail që mundohet t’ju mashtrojë dhe t’ju bëjë të zbuloni informacion personal, duke pretenduar se janë nga një burim i ligjshëm, si për shembull një bankë apo rrjet social. Mashtruesit, përmes këtyre lidhjeve (linke) false apo të rreme, mundohen të fitojnë akses në të dhënat tuaja personale, si numrat e llogarive bankare ose fjalëkalime. Faqet e internetit mund të falsifikohen lehtësisht, kështu sigurohuni që të kontrolloni përmbajtjen e tyre gjithnjë. Vazhdoni të kontrolloni statusin e sigurisë së faqeve të internetit ku mund t’ju duhet të vendosni informacion personal, p.sh., nëse është i enkriptuar (vini re nëse fraza e adresës fillon me një "https", që do të thotë se ato ofrojnë një enkriptim SSL).
Dialer – Programet Dialer janë programe kompjuterike që transmetohen përmes internetit dhe instalohen në kompjuter. Ajo që bëjnë programet dialer, pasi instalohen në kompjutera, është që ato ndryshojnë konfigurimet e modemit nga një lidhje e veçantë interneti tek një tjetër. Për më shumë informacion rreth “dialer”, kontaktoni faqen e EETT në: http://www.eett.gr/opencms/export/sites/default/admin/downloads/Announc… Instalimi i Anti-Virusit: Përzgjidhni dhe instaloni në kompjuterin tuaj një program për t’ju mbrojtur ndaj programeve keqdashëse, duke e marrë atë nga një kompani e njohur dhe e besueshme, dhe vëreni në funksion sipas rekomandimeve të furnitorit. Nëse programi ka aftësinë të kontrollojë automatikisht për programe keqdashëse, atëherë aktivizojeni. Gjithashtu, nëse programi ofron opsionin e përditësimit automatik, atëherë përdoreni për të mbrojtur kompjuterin tuaj ndaj rasteve më të fundit të programeve keqdashëse. Në të kundërt, ju duhet të përditësoni programin me versionin më të fundit.
Disa produkte anti-virus gjithashtu ofrojnë dhe mbështesin funksione kundër programeve-spiun. Instalimi i sistemit/murit personal mbrojtës (Firewall): Programi i murit mbrojtës (Firewall) është një sistem që kontrollon komunikimin hyrës dhe dalës nga kompjuteri juaj personal, duke lejuar ose ndaluar disa lloje trafiku. Disa versione të sistemit operativ (p.sh. WindowsXP/SP2) ofrojnë një sistem mbrojtës të integruar personal. Përdorimi i fjalëkalimeve të forta: Fjalëkalimet mund të krijohen duke kombinuar lloje të ndryshme karakteresh (numra, gërma kapitale ose të vogla, karaktere të veçanta). Gjatësia minimale e një fjalëkalimi duhet të jetë 8 karaktere, e cila duhet të ndërrohet shpesh, duke shmangur përdorimin e fjalëkalimeve të mëparshme.
Gjithashtu shmangni përdorimin e modeleve specifike ndërsa krijoni një fjalëkalim, si për shembull përfshirja në përmbajtje e informacionit personal (e.g. emri i përdoruesit, ditëlindja apo vendlindja, emri i babait ose i fëmijës), informacionit të kompanisë (p.sh., emri i kompanisë, produktit ose shërbimit) fjalë të një leksiku, p.sh Anglisht, data ose kombinime muaji/viti. Rekomandohet që të përdorni fraza që mbahen mend, si për shembull “Unë shoh futboll çdo të Mërkurë në orën 10pm – 1shFçM @ 10pm". Në rastin e shkeljes së aksesit në llogarinë tuaj, duhet të ndryshoni menjëherë fjalëkalimin.
Përdorimi i Llogarisë së Administratorit: Gjatë përdorimit të kompjuterit tuaj personal për gjëra rutinë (p.sh. përdorimi i programit word, internetit, përdorimi i email-it, etj.), rekomandohet që të përdorni një llogari të zakonshme përdoruesi. Mundësitë e një sulmi nga një program keqdashës rriten gjatë përdorimit të llogarisë së administratorit dhe ndikimi në sistemin tuaj do të jetë më i madh, pasi programi do të ketë akses të plotë në sistemin tuaj. Gjithashtu, ju duhet të vendosni edhe një fjalëkalim për përdorimin në modalitetin e administratorit.
Për të aktivizuar internetin në telefona Android, hyni në Menunë kryesore të aparatit dhe të ndiqni këto hapa: shkoni te Settings/ Search/ Access Point Names/ tek APN shkruani tekstin: internet.one (e gjithë me gërma të vogla) dhe shtypni OK. Fikni telefonin, ndizeni sërish dhe provoni të lundroni në internet.
4G është gjenerata e 4-rt dhe më e përparuar e teknologjisë së telefonisë së lëvizshme e njohur edhe si LTE (Long Time Evolution) e cila ofron shpejtësi më të madhe në lundrim sesa 3G.
4G cilësohet si gjenerata e katërt e standarteve wireless.
Gjenerata e parë ishte analoge; gjenerata e dytë ishte dixhitale dhe gjenerata e tretë është 3G.
Standarti i teknologjisë 4G ju lejon të përfitoni brez më të gjerë transmetimi të dhënash duke mundësuar aplikime të reja, të pamundura më parë me teknologjinë wireless si:
- Aplikacione biznesi
- Video në kohë reale
- Gjenerim të dhënash nga aparatët celularë
- Video mesazhe
- Video telefonata
- Video konferencë në kohë reale etj.
Në përputhje me ligjin mbi fiskalizimin, One ngarkon në kohë reale faturën tuaj në platformën qëndrore të faturave, sipas kërkesës legjislative.
Personi i autorizuar nga kompania juaj, duhet të pajiset me emrin e përdoruesit si dhe fjalëkalimin për përdorimin e këtij sistemi sipas dispozitave ligjore në fuqi.
Më poshtë është një video udhëzuese se si mund të përdoret platforma.
Video trajnimi mbi fiskalizimin (tatime.gov.al)
Nëse keni pyetje të tjera në lidhje me procesin dhe faturën e fiskalizuar të ONE, kontaktoni Menaxherin Tuaj One ose telefononi në 144 ose 165.
Për t’u informuar mbi tarifimin tuaj dhe pagesat mujore, One ju mundëson mënyra të shpejta, të thjeshta dhe tërësisht të sigurta për informacionet për biznesin tuaj:
Për të marrë detajet e konsumit mujor, ju duhet të:
Mos harroni të lini dhe adresën tuaj të emailit.
Fatura e detajuar mund të përgatitet për 6 muajt e fundit nga momenti kur bëhet kërkesa.
Po, pagesa e detyrimeve mund të bëhet në çdo dyqan One, në të gjithë Shqipërinë, në çdo pikë Western Union, ose në çdo bankë të nivelit të dytë.
Afati i pagesës së faturës tuaj është data 18 e çdo muaji. One ju rikujton vazhdimisht nëse nga ana juaj ka një vonesë në pagesën pas kësaj date. Në rast të mos shlyerjes së detyrimit, shërbimet tuaja mund të bllokohen deri në momentin e mbylljes së detyrimeve.
One ju ndihmon që të kontrolloni më mirë shpenzimet tuaja. Me shërbimin e limitit të shpenzimeve, ju vendosni një shumë maksimale që dëshironi të shpenzoni në një muaj, mbi tarifën tuaj mujore.
One ju njofton kur ju arrini vlerën rreth 80% të këtij limiti. Në rast se ju arrini limitin e vendosur, One ndërpret automatikisht përdorimin e mëtejshëm të shërbimit për të shmangur kosto të mëtejshme ekstra.
Për t'u informuar mbi njësitë e mbetura të planit tuaj tarifor,mjafton të:
- Krijoni një llogari në aplikacionin My One