Të reja

Të reja
02-10-2022

ONE Albania njofton se për shkak të një përditësimi teknik të platformave tona, një pjesë e abonentëve kanë përjetuar ndërprerje të shërbimeve. Sikurse kemi informuar abonentët tanë më herët, ONE është duke modernizuar të gjitha sistemet e menaxhimit të shërbimeve për klientët. Ky është një tjetër hap shumë i rëndësishëm i zhvillimit tonë, që do të çojë drejt një përvoje më të mirë për abonentët. Ekspertët tanë të Teknologiisë së Informacionit kanë çdo gjë nën kontroll dhe po punojnë intensivisht për të rikthyer të gjitha shërbimet në parametra optimalë.

Të reja
31-08-2022

ONE Albania & ALBtelecom, si pjesë e Grupit Hungarez 4iG, po bashkëpunojnë për të sjellë në sinergji me njëri-tjetrin produktin “One Super Familja”, i cili do të ofrohet në pikat e shitjes të të dy kompanive, duke filluar nga data 1 shtator.

Hapi i radhës i procesit të integrimi të dy prej kompanive më të mëdha në tregun e telekomunikacionit në vend është materializuar edhe në produktin e parë të kombinuar, që të dy operatorët sjellin së bashku si dhe ofrimin e katër shërbimeve cilësore njëkohësisht:  rrjetin e lëvizshëm, rrjetin fiks, TV dhe internet.

Të reja
02-05-2022

Përzgjidhet ekipi drejtues që do udhëheqë integrimin e dy kompanive

Pikat kryesore:

Të reja
09-06-2022

Z. Róbert Budafoki është përgjegjës për portofolin ndërkombëtar të telekomunikacionit si dhe për integrimin e kompanive shqiptare.

Fakte kryesore

 Përcaktohet strategjia ndërkombëtare e telekomunikacionit të grupit 4iG.

• Róbert Budafoki caktohet Zëvendëspresident i 4iG International, me qendër në Tiranë.

Të reja
29-03-2022

Më datë 14 prill 2022, ora 11:00, shoqëria ONE Albania sh.a. do të zhvillojë Asamblenë e Aksionarëve, pranë zyrave të shoqërisë.

Rendi i ditës që do të diskutohet:

Të reja
25-02-2022

ONE Albania organizoi Konferencën Vjetore të Shitjeve, ku prezantoi arritjet e kompanisë përgjatë vitit 2021, vlerësoi performancën më të mirë të partnerëve, si dhe prezantoi strategjinë e shitjeve për vitin 2022.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Emil Georgakiev, Drejtori Ekzekutiv i ONE Albania, shprehu përgëzimet e tij për rezultatet e arritura në vitin 2021 dhe inkurajoi partnerët të vazhdojnë me të njëjtën frymë përpjekjet e tyre edhe për 2022.   

Të reja
21-03-2022

Blerja e suksesshme e shoqërive ONE Albania dhe ALBTelecom krijon një grup lider në tregun shqiptar të telekomunikacionit për shërbimet e telefonisë fikse dhe asaj të lëvizshme.

 

Të reja
08-12-2021

Tregu i operatorëve celularë po fillon të ndryshojë duke rritur konkurueshmërinë. Mbështetur në të dhënat e Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), rezulton se ONE Albania po rrritet ndjeshëm në treg duke arritur 41% të tregut, nga 37% që kishte në fund të vitit 2020. E shprehur ndryshe, në fund të muajit shtator, ONE numëron 1.1 milion abonentë.

Të dhënat e fundit të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare tregojnë se numri total i pajtimtareve (karta sim) eshte rritur me 15.1% nga viti në vit dhe 8.6% krahasura me 3 mujorin e fundit.

Të reja
11-09-2020

Telekom Albania tashmë është ONE Albania, dhe kështu nis një epokë e re për operatorin e parë të telefonisë celulare në vendin tonë. Ky ndryshim i rëndësishëm u bë sot i ditur nga aksionerët e kompanisë, dhe përparësitë janë menjëherë të dukshme.

Elvin Guri, aksioneri më i madh i ONE Albania, u shpreh se tani lidhja e tij me ekonominë shqiptare forcohet më tej. “Është nder për mua si investitor të jap kontribut për vendin tim. ONE Albania do të bëhet kompania e të gjithë shqiptarëve”, u shpreh ai.

Të reja
15-07-2020

Tiranë, 2 Prill - UNDP Albania dhe Telekom Albania njoftuan fillimin e një partneriteti në mbështetje të luftës kundër pandemisë Coronavirus: "Përhapni Fjala, jo Virusin".