4iG i është bashkuar Aleancës O-RAN

11-07-2022
1

Grupi 4iG  është investitori më i madh hungarez në Shqipëri, pas blerjes së ONE Albania dhe ALBtelecom

Organizata botërore e kësaj industrie u themelua nga kompanitë kryesore të telekomunikacionit për t'i bërë sistemet e rrjeteve të komunikimeve radio më të hapura dhe më efikase

  • 4iG është bërë anëtare e plotë e Aleancës O-RAN (Rrjeti i Hapur i Aksesit Radio).
  • O-RAN është një shoqatë e industrisë që ofron një platformë të hapur për zhvillimin dhe funksionimin e infrastrukturës së rrjetit radio 5G.
  • Konvergjenca e industrisë së IT-së dhe telekomunikacionit është një tendencë e madhe globale, e përshpejtuar nga 5G.
  • Si një anëtar i plotë i aleancës ndërkombëtare të industrisë, 4iG është vendosur të bëhet pararojë në konvergjencën e IT-së dhe telekomunikacionit.
  • Grupi i infokomunikimit do të hyjë në tregjet e synuara O-RAN me një avantazh të konsiderueshëm, falë aftësisë së tij të gjerë dhe kapacitetit të madh në IT dhe telekomunikacion.

4iG Plc i është bashkuar Aleancës O-RAN si anëtare e plotë. Aleanca ndërkombëtare, e cila u themelua në vitin 2018 synon t'i bëjë sistemet e komunikimeve radio më efikase, duke krijuar një platformë zhvillimi të hapur dhe lirisht të aksesueshme. Nisma Open RAN, e mbështetur edhe nga qeveria amerikane, do të hapë tregun RAN (Rrjetin e Aksesit Radio), i cili është një mundësi e shkëlqyer biznesi për 4iG-në. Me rrjetin botëror të kontakteve dhe bazës së njohurive të Aleancës O-RAN, grupi hungarez i ICT-së mund të bëhet pararojë në konvergjencën e IT-së, telekomunikacionit  dhe inovacionit të teknologjisë 5G, duke përdorur aftësitë që tashmë ka në dispozicion.

Tregu për sistemet e transmetimit të radios aktualisht dominohet nga një pjesë e vogël e prodhuesve të mëdhenj. Nisma O-RAN, me platformën e saj të hapur të zhvillimit dhe standardet e disponueshme publikisht, ofron një pikë hyrjeje në këtë treg deri tani të mbyllur. Objektivi kryesor i aleancës botërore është t'u mundësojë kompanive dhe organizatave, përfshirë edhe universitetet, të zhvillojnë komponentë të infrastrukturës së rrjetit radio, programe dhe aplikacione specifike për sistemet e transmetimit, duke rritur kështu jo vetëm konkurrencën, por edhe duke përmirësuar efikasitetin e zgjidhjeve. Përveç tendencës së konvergjencës së IT-së me telekomunikacionit, nisma strategjike O-RAN mbështetet nga risitë e nevojshme dhe drejtimet e mundshme të zhvillimit të epokës së ardhshme 5G.

Ne e konsiderojmë konvergjencën teknologjike të IT-së dhe telekomunikacionit si një mundësi reale. Kjo konvergjencë është një element kyç i strategjisë së rritjes së 4iG-së, e cila shpalos perspektiva fitimprurëse për Grupin në tërësi”, tha Péter Fekete, CEO i Grupit 4iG, duke komentuar anëtarësimin. “Iniciativa O-RAN është një ombrellë teknologjike mbi aftësitë e 4iG-së, pasi kjo platformë e hapur inovacioni dhe ekspertiza e përbashkët janë të zbatueshme dhe të përdorshme në të tre fushat tona të biznesit, d.m.th., IT, telekomunikacion dhe mbrojtje, së marra së bashku ose veçmas.”

Rritja e vazhdueshme e trafikut të të dhënave celulare e bën të pashmangshëm zhvillimin e rrjeteve të telekomunikacionit dhe infrastrukturës mbështetëse, por edhe një parakusht për funksionimin e rrjetit 5G. O-RAN u mundëson operatorëve celularë të përshtasin elementët dhe sistemet ekzistuese ose të reja të rrjetit sipas nevojave të tyre specifike. Një qasje e përqendruar te programi do të ndihmojë në uljen e ekspozimit dhe kostove të shitësve dhe në përmirësimin e efikasitetit operacional sa i takon energjisë dhe kostos. Duke shkëputur harduerin dhe softuerin e stacioneve bazë dhe duke krijuar një platformë të hapur zhvillimi, elementët e infrastrukturës së rrjetit mund të kombinohen dhe të bëhen të shkallëzueshëm për të krijuar ekosisteme TIK më konkurruese dhe të automatizuara. Zgjidhja O-RAN mund të përdoret për të zbatuar në mënyrë efikase pajisjet gjithnjë e më të përhapura IoT (Internet of Things) si dhe zgjidhjet e industrisë 4.0.

O-RAN është një qasje e përqendruar te programi, ku shitësit furnizojnë operatorët e sistemit me mjete neutrale, pra një platformë e hapur dhe e zakonshme që ofron akses në çdo zhvillim të pavarur.

Përveç 4iG, anëtarët e Aleancës O-RAN janë kompanitë: Dish, 1&1, AT&T, Bell, US Cellular, Verizon, Vodafone, China Mobile, China Telecom, Rakuten Mobile dhe T-Mobile.