IRIDA BONATI

IRIDA BONATI

Nëndrejtoreshë Ekzekutive dhe Drejtoreshë e Grupit të Burimeve Njerëzore
Management Team

Irida Bonati mban pozicionin e Nëndrejtores Ekzekutive dhe Drejtore e Grupit të Burimeve Njerëzore në One Albania.

Karriera e saj në industrinë e telekomunikacionit nisi menjëherë pas diplomimit, në vitin 2003, në kompaninë AMC, ku shërbeu si Drejtoreshë e Burimeve Njerëzore për rreth 5 vite. Në vitin 2008 ajo u transferua në kompaninë Eagle Mobile, sërish në pozicionin e Drejtoreshës së Burimeve Njerëzore, pozicion të cilin e mbajti edhe pas shkrirjes së dy kompanive Eagle Mobile dhe Albtelecom.

Në mars 2022 Bonati u emërua Nëndrejtore Ekzekutive dhe Drejtoreshë Operative e ALBtelecom. Ajo ishte përgjegjëse për menaxhimin e burimeve njerëzore, zhvillimin organizativ, shëndetin dhe sigurinë, çështjet administrative, sigurinë, menaxhimin e pronës, dhënien me qira të pasurive të paluajtshme, çështjet administrative dhe menaxhimin e aseteve, sigurimin e aseteve, menaxhimin i cilësisë, menaxhimin e taksave të pushtetit vendor dhe marrëdhëniet dhe menaxhimin e blerjes së truallit.

Irida Bonati ka përfunduar studimet Bachelor në degën Administrim Biznesi, profili Menaxhim, pranë Fakultetit të Ekonomisë në Universitetin e Tiranës, në vitin 2003. Studimet Master i ka përfunduar në vitin 2016 në degën Administrim Biznesit (MBA) në Universitetin e Tiranës në bashkëpunim me Universitetin e Nebraskës.