THIRRJE E ASAMBLESË SË PËRGJITHSHME TË AKSIONARËVE TË ONE ALBANIA SHA

09-11-2024

ONE Albania SHA (“ONE” ose “Shoqëria”) është një shoqëri aksionare shqiptare, me adresë: Rruga “Muhedin Llagami”, Kompleksi Square21, Tiranë, Shqipëri, regjistruar me Vendim Nr. 12910, date 27.11.1995, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. (www.one.al).Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë, Mbledhjen e ardhshme të Asamblesë së Përgjithshme të Shoqërisë:

  • Vendi:  ONE Albania SHA   Rruga “Muhedin Llagami”, Kompleksi Square21, Tiranë
  • Data:    4 Tetor 2024
  • Ora:      11:30

Aksionarëve iu paraqitet Rendi i Ditës për Mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme si vijon:

  1. Miratimi i Pasqyrave Financiare 2023, miratimi i rezultatit për vitin financiar 2023, destinacioni i rezultatit, shpërndarja e dividendit dhe Raporti i Brendshëm i ONE Albania SHA;
  2. Miratimi i auditorëve të jashtëm për vitin financiar 2024 - 2026;
  3. Shkarkimi i anëtarëve të Bordit të Drejtorëve dhe Këshillit Mbikëqyrës nga çdo përgjegjësi në lidhje me çfarëdo vendim, akti apo transaksioni në lidhje me Shoqërinë nga data e emërimit të tyre përkatës deri në këtë mbledhje të Asamblesë së Përgjithshme.
  4. Të ndryshme.

Për çdo informacion te mëtejshëm qe mund t’ju nevojitet, ju lutem kontaktoni Z. Dionis Kolila, Drejtor I Pajtueshmërisë & Qeverisjes së Korporatës dhe Sekretar i Mbledhjes, në adresën: Rruga “Muhedin Llagami”, Kompleksi Square21, Tiranë, Shqipëri.

Ju faleminderit për bashkëpunimin,

ONE Albania SHA