Po vjen festivali UNUM, One Albania promovon kulturën dhe mjedisin e pastër

06-06-2024
4

Për të katërtin vit, One Albania do të mbështesë festivalin më të madh të muzikës elektronike, UNUM Festival. I vendosur në plazhin ranor të Shëngjinit, UNUM-i ka bërë bashkë mbi 100 artistë me famë ndërkombëtare që shpërfaqin talentin e tyre në bregdetin shqiptar për gjashtë ditë e pesë netë. Festivali është kthyer në një ndalesë të përvitshme të adhuruesve të muzikës elektronike, të cilët shijojnë tingujt e preferuar në bregdetin idilik shqiptar, të rrethuar nga sfondi malor dhe peizazhe piktoreske.

Në konferencën zyrtare të festivalit, drejtori ekzekutiv i One Albania, Brano Djurovic tha se One Albania mbetet e angazhuar për të mbështetur aktivitete të tilla që synojnë nxitjen e mëtejshme të aktiviteteve rinore dhe festive, por në të njëjtën kohë edhe promovimin e Shqipërisë dhe turizmit.

Potenciali i Shqipërisë si një destinacion i larmishëm turistik është shumë i madh dhe festivali i UNUM-it sjell pjesëmarrës nga e gjithë bota që përveçse argëtohen me muzikën fantastike, kanë mundësinë të njohin edhe Shqipërinë. One Albania është e përkushtuar për të mbështetur rritjen e turizmit nëpërmjet teknologjisë dhe inovacionit për të fuqizuar individët, bizneset dhe komunitetet.”- tha Djurovic.

7

Më vjen shumë mirë që One e ka mbështetur që nga fillimet e veta festivalin UNUM, i cili tashmë është kthyer në një traditë dhe kartvizitë prestigjioze e turizmit në Shqipëri.”- tha Kumbaro.

9

Për të garantuar një eksperiencë unike për pjesëmarrësit e këtij eventi, One Albania vendosi në fokus edhe promovimin e një mjedisi të pastër, si një element me rëndësi të veçantë në zhvillimin e turizmit shqiptar. Pas konferencës, punonjës të One Albania u angazhuan në një aksion pastrimi që u shtri përgjatë vijës bregdetare dhe ambienteve përreth festivalit.

One Albania, partneri strategjik i nismës “Albania All Senses” së Ministrisë së Turizmit, mbështet eventin që gjallëron panoramën kulturore shqiptare, por gjithashtu sjell mijëra turistë nga e gjithë bota.