One Albania mbështet SanFest, festivali ndërthur natyrën e bukur bregdetare dhe vlerat artistike e muzikore

06-04-2024
3

One Albania mbështet SanFest, festivali ndërthur natyrën e bukur bregdetare dhe vlerat artistike e muzikore

Qyteti poliedrik i Shkodrës ka mirëpritur për herë të katërt festivalin muzikor të San Fest-it. Me kontributin dhe mbështetjen e One Albania, eventi bëri bashkë qytetarë dhe artdashës që shijuan muzikën e artistëve vendas dhe të huaj.

Vera, deti, dhe tingujt e bandave të mirënjohura muzikore si Alban Nimani dhe All In Band, Dren Abazi & Zig Zag Orchesta, Peter Pan Quartet apo edhe DJ -ve si All Shadows, Secret 47, Lab Sadiku, Hektor Jubani garantuan një eksperiencë unike. Përtej muzikës, atmosfera plot gjallëri u plotësua me argëtim përmes sporteve ujore dhe zonave kreative.

Festivali i shkëmbimeve kulturore dhe artistike, i zhvilluar në Rrjoll të Velipojës, ofroi një përvojë të paharrueshme duke plotësuar shijet dhe preferencat e gjithë të pranishmëve.

“SanFest është një festival që gërsheton trashëgiminë e pasur artistike të Shkodrës dhe mjedisin e bukur natyror të Velipojës. One Albania, si partnere zyrtare e nismës së Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit “Albania All Senses”, gjithmonë kontribuon në iniciativa të tilla që përkrahin komunitetet lokale dhe turizmin vendas”, tha Arta Mahila, Drejtoreshë e departamentit të komunikimit të marketingut

Eventi që e riktheu qytetin verior në kryeqendrën e kulturës shqiptare, me mbështetjen e bashkisë së Shkodrës, promovoi natyrën e bukur dhe vlerat kulturore, në një përvojë gjithëpërfshirëse.

32

One Albania, lider i telekomunikacionit në Shqipëri, është krenar që mbështet nisma të ndryshme që synojnë rritjen e komuniteteve lokale dhe promovimin e Shqipërisë si një destinacion kryesor për turizmin. Bashkëpunimi me SanFest, në kuadrin e partneritetit strategjik me Ministrinë e Turizmit amplifikon vizionin e One Albania për të nxitur zhvillimin ekonomik përmes nismave kulturore dhe avancimeve teknologjike.