Finale plot emocione dhe spektakël për mijëra tifozë, One Albania mbështet FanZone-t në Tiranë dhe Vlorë

07-16-2024
FINALJA E EURO2024

Finalja e evenimentit sportiv më të madh në Europë mblodhi qindra tifozë dhe sportdashës, të cilët shijuan emocionet e futbollit përpara ekraneve gjigande dhe hapësirave të dedikuara. Përmes mbështetjes së One Albania, FanZone-at në Tiranë e Vlorë sollën më pranë atmosferën e stadiumit për të gjithë adhuruesit e sportit.

Të konceptuara si ministadiume me qilimin e blertë, arenat kryesore të tifozëve, të vendosura në pika qendrore në të dy qytetet, ofruan një përvojë gjithëpërfshirëse me ekrane të mëdha, aktivitete dhe pije freskuese.

Si sponsori më i madh i zonave kryesore të tifozëve në Tiranë dhe Vlorë, One Albania solli magjinë e vërtetë të futbollit, që u përmbyll këtë të diel me një ndeshje fantastike midis Spanjës dhe Anglisë.

Futbolli ka një forcë magnetike për t’i bërë njerëzit bashkë dhe One Albania ka mbështetur arenat kryesore të tifozëve, duke ofruar një platformë për të gëzuar dhe ndarë emocione së bashku.

Për një muaj të plotë, sheshet qendrore të kryeqytetit dhe qytetit të rivierës shqiptare u shndërruan në stadiume të vërteta falë mbështetjes së One Albania, duke i dhuruar tifozerisë një spektakël madhështor që u përmbyll me super sfidën e së dielës.