MESAZH I FUNDVITIT NGA CEO I ONE ALBANIA

Të nderuar klientë dhe partnerë,

Në emër të ONE Albania dhe ALBtelecom, dëshiroj t’ju shpreh mirënjohjen dhe vlerësimin tim për besimin dhe qëndrimin me ne gjatë gjithë këtyre viteve.

Qëllimi ynë kryesor ka qenë gjithmonë t'ju ofrojmë shërbime me cilësi të lartë, sipas nevojave tuaja. Ky vit nuk ishte ndryshe nga të tjerët, por për ne ishte plot ndryshime, si në fushën teknologjike ashtu edhe në atë organizative. Ne u bëmë pjesë e grupit 4iG dhe filluam të bashkojmë dy kompani si nga struktura organizative ashtu dhe shërbimet e tyre.

Jam shumë i kënaqur të njoftoj se arritëm të kryejmë me sukses bashkimin dhe duke filluar nga 1 janari 2023, ONE Albania dhe ALBtelecom do të bëhen ONE Albania, si pjesë e 4iG Group, investitori më i madh hungarez në Shqipëri dhe grupi me rritjen më të shpejtë në rajon. Me bashkimin ne zgjeruam portofolin tonë, duke u fokusuar në të njëjtin qëllim, për t'ju ofruar shërbime cilësore sipas nevojave tuaja.

Si pjesë e 4iG Group, ONE Albania jo vetëm që do të ofrojë shërbime fikse dhe celulare cilësore, por do të luajë një rol qendror në shërbimet e IT-së dhe digjitalizimin e shoqërisë.

Për ta arritur këtë kemi kaluar disa sfida gjatë vitit edhe në fushën e teknologjisë. Për të vendosur një bazë të qëndrueshme për shërbimet e ardhshme me cilësi të lartë, ne modernizuam të gjithë sistemet tona të menaxhimit të shërbimit ndaj klientit. Ky është projekti më i madh në rajon për nga kompleksiteti. Ju kërkojmë ndjesë për problemet dhe shqetësimet që mund t'ju kemi shkaktuar gjatë procesit dhe ju falënderojmë edhe një herë për besnikërinë dhe besimin tuaj.

Na është dashur të punojmë shumë për të arritur majën, tani po shkojmë përtej.

Për ne ky është thjesht fillimi i një rrugëtimi të ri, që përfshin investime për mbulimin celular me teknologjinë 5G dhe fibra të Shqipërisë në vitin 2023. Përmirësimi i përvojës së klientëve tanë është prioriteti kryesor dhe ne do të bëjmë çmos për ta ofruar atë. Do të vazhdojmë të punojmë shumë për të ofruar një rrjet celular akoma më të fortë, më të shpejtë dhe më të besueshëm, mbulim dhe shërbime të përmirësuara me fibra, duke u bërë një lojtar kyç në digjitalizimin e Shqipërisë.

Ëndrra jonë nuk është e mundur pa ju, klientët dhe partnerët tanë. Besimi dhe besnikëria juaj na ndihmojnë dhe motivojnë të shkojmë përtej punës sonë të përditshme. Komentet tuaja janë thelbësore që misioni ynë të përmirësohet çdo ditë.

Duke iu afruar fundit të vitit, dua t'ju falënderoj për besimin dhe t'ju uroj Ju, familjes dhe biznesit tuaj gjithë të mirat në Vitin e Ri 2023!

Me shumë sinqeritet, presim t'ju shërbejmë në vitet e ardhshme!

Ne ndërtojmë një rrjet për gjithçka!

Sinqerisht i Juaji,