Peter Fekete

PÉTER KRISZTIÁN FEKETE

Anëtar i Bordit Drejtues
Board of Directors

Peter Fekete mban pozicionin e Drejtorit Ekzekutiv të Grupit 4iG Plc.

Fekete e filloi karrierën e tij profesionale në Londër në CIBC World Markets, një bankë kanadeze investimesh. Në eksperiencat pasardhëse, ai fitoi përvojë të gjerë në blerjen dhe financimin e korporatave përmes mbajtjes sw pozicioneve kyçe në bankat e njohura të investimeve ndërkombëtare si: UBS Investment Bank, Jefferies International dhe Houlihan Lockey.

Në shtator të vitit 2017, Peter mori postin e Nëndrejtorit Ekzekutiv në Konzum Plc. Mw pas, në korrik 2019 iu bashkua 4iG Plc., fillimisht duke shërbyer si konsulent në kabinetin e presidentit të kompanisë, për t’u emëruar më pas Nëndrejtor Ekzekutiv për Strategjinë dhe Qeverisjen e Korporatave, duke iu bashkuar gjithashtu Bordit të Drejtorëve në verën e vitit 2020.

Peter Fekete u diplomua në Universitetin Corvinus në vitin 2005. Më tej, ai ndoqi studimet në Universitetin HEC në Paris, duke plotësuar njohuritë e tij akademike edhe me një diplomë MBA nga Universiteti i Karolinës së Veriut.