Jonilda

JONILDA FILIPI

Drejtoreshë e Marrëdhënieve të Korporatës dhe e Komunikimit
Management Team

Jonilda Filipi mban pozicionin e Drejtoreshës së Marrëdhënieve të Korporatës, njëkohësisht Drejtore e Komunikimit të 4iG për Ballkanin Perëndimor.

Me një eksperiencë të gjerë në fushën e Komunikimit të Korporatave dhe Marrëdhëniet me Publikun, Filipi ka patur kontribute të shumta në industri të ndryshme si telekomunikacioni dhe konsulenca menaxheriale.

Karrierën e saj si profesioniste komunikimi, Filipi e ka nisur në rolin e gazetares së lajmeve ekonomike në Shqipëri dhe rajon. Më pas, nga viti 2017 deri në vitin 2022 ajo drejtoi Departamentin e Çështjeve të Korporatës në ALBtelecom.

Ajo është autore e publikimeve, studimeve dhe kërkimeve me orientim biznesi. Filipi është mbështetëse dhe entuziaste ndaj zhvillimeve në fushën e startupeve në Shqipëri dhe ka kontribuar si vullnetare në disa konkurse në këtë fushë.

Filipi është diplomuar në nivel Bachelor dhe Master në gazetari, në Universitetin e Tiranës. Më pas, ajo vijoi studimet pasuniversitare në Ekonomi dhe Politika Publike në Universitetin Georgetown, Washington DC.