INDRIT DACI

INDRIT DACI

Drejtor i Grupit Komercial për Korporatat
Management Team

Indrit Daci mban pozicionin e Drejtorit të Grupit Komercial të Korporatave në One Albania.

Fillimet e karrierës së tij kanë qenë kryesisht të fokusuara në sektorët financiarë dhe logjistikë, teksa më vonë mori rolin e Drejtorit Ekzekutiv në një kompani shqiptaro-italiane.

Sa i përket eksperiencës në industrinë e telekomunikacionit, në 2009, Daci u pozicionua fillimisht si Drejtues i Stafit për Drejtorin Ekzekutiv, e duke kaluar më pas në rolin e Drejtorit të Shitjeve me Pakicë në ALBtelecom.

Në vitin 2012, përgjegjësitë e tij u shtuan, duke u emëruar Drejtor i Shitjeve me Pakicë për Eagle Mobile, si dhe Drejtor i Shitjeve me Pakicë për ALBtelecom, duke udhëhequr bashkimin dhe integrimin e e dy kompanive.

Indrit Daci ndër vite ka mbajtur funksione të ndryshme e përgjegjësi gjithnjë në rritje në pozicione kyçe si: Drejtor i Grupit Konsumator të Biznesit, Koordinator i Grupit të Tregtisë me Shumicë, Marrëdhënieve Ndëroperatore dhe Zhvillimit të Biznesit dhe Drejtor i Shitjeve (CSO) në ALBtelecom.

Ai ka përfunduar studimet Master në Administrim Biznes, në Universitetin e Modena-s dhe Reggio Emilia, në Itali.