ERVIN SHPORI

ERVIN SHPORI

Drejtor i Grupit Ligjor, Rregullator dhe Pajtueshmërisë
Management Team

Ervin Shpori mban pozicionin e Drejtorit Ligjor, Rregullator dhe Pajtueshmërisë.

Karrierën e tij profesionale, Shpori e nisi si jurist pranë Albtelecom në vitin 2001. Në vitin 2005 ai u bë pjesë e Dhomës së Avokatisë të Shqipërisë. Më pas, në vitin 2008 ai u promovua si Drejtor i Departamentit të Çështjeve Ligjore dhe që nga viti 2014, ka shërbyer si Drejtor i Departamentit Ligjor, Konkurrencës dhe Rregullatorit.

Në vitin 2022, Shpori u emërua Drejtor i Përgjithshëm i përkohshëm i Albtelecom për të lehtësuar procesin e bashkimit të Albtelecom dhe One Telecommunications. Në janar 2023, ai u zgjodh si kreu i grupit Ligjor, Rregullator dhe Pajtueshmërisë në kompanisë e re të bashkuar, ONE Albania.

Me më shumë se 20 vjet përvojë juridike, Shpori ka qenë përgjegjës në këshillimin juridik dhe tregëtar, si dhe negocimin e marrëveshjeve për transaksione komplekse, në fusha të ndryshme të ligjit, si:  kuadri ligjori konkurrencës, telekomunikacionit elektronik dhe transmetimeve audiovizive, si edhe çështjet që lidhen me bashkimet dhe blerjet. Me ekspertizën e tij ai ka ndërmarrë praktika të suksesshme për mbarëvajtjen ligjore të kompanisë. Shpori ka menaxhuar procese gjyqësore, në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, në gjykatat civile dhe institucionet e arbitrazhit.

Ervin Shpori ka përfunduar studimet e larta për Drejtësi në Universitetin Luigj Gurakuqi, si dhe gjithashtu është diplomuar për Menaxhim Biznesi në Fakultetin e Ekonomisë.