CSABA DR. VEZEKÉNYI

CSABA DR. VEZEKÉNYI

Anëtar i Këshillit Mbikqyrës
Supervisory Council

Csaba Vezekényi mban pozicionin e anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës në One Albania.

Ai e nisi karrierën si planifikues në Prokurorinë Ushtarake, më pas vazhdoi si sekretar në Zyrën e Prokurorisë Ushtarake të Budapestit.

Nga viti 2008 deri më 2014 ai ka mbajtur pozicione të ndryshme si ekspert në MOL Plc., ku përftoi njohuri të thelluara në disiplinat e tregëtisë, ligjorit dhe marrëdhënieve të korporatës, në një kompani të madhe multinacionale.

Prej 2014 deri më 2018 Vezekényi ka punuar në Shërbimin e Jashtëm, si kreu i misionit të Konsullatës së Përgjithshme të Hungarisë, në Erbil, Irak. Gjatë viteve 2018–2019, ka punuar si zëvendës sekretar për politikat e mbrojtjes në Ministrinë e Mbrojtjes në Hungari.

Në vijim, ai u rikthye në MOL Plc. ku shërbeu si Këshilltar Ligjor dhe Kryetar i Portofolit të Pronave dhe Menaxher Asetesh.  

Në rrugëtimin profesional brenda 4iG Plc. Vezekényit i janë besuar poste të ndryshme, si: në janar 2021 – Menaxher Ligjor, duke vazhduar në shtator 2021 si Drejtor i Grupit Ligjor, si dhe Kryetar i Grupit Rregullator & Ligjor në qershor 2023.

Csaba Vezekényi ka kyer studimet në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit Katolik Pázmány Péter, ku u diplomua në vitin 2003. Më 2014, Vezekényi zhvilloi më tej njohuritë e tij akademike, duke u diplomuar nga Universiteti i Óbuda si inxhinier industrial.