BRIKENA HYSI

BRIKENA HYSI

Drejtoreshë e Grupit të Financës
Management Team

Brikena Hysi mban pozicionin e Drejtores së Grupit të Financës në One Albania, me mbi dy dekada përvojë në industrinë e telekomunikacionit.

Rrugëtimi i saj profesionial filloi në vitin 2003 në Albanian Mobile Communications, ku ajo mbajti role të ndryshme për 8 vjet në departamentin e financës, duke patur rezultate të shkëlqyera në ndërtimin e ekspertizës së biznesit dhe financave.

Më pas, gjatë eksperiencës së saj pranë One Telecommunications, Hysi shërbeu si Menaxhere e Financave Operacionale. Pas bashkimit, ajo mori rolin e Drejtores së Buxhetit dhe Raportimit, duke udhëhequr me sukses iniciativa strategjike financiare.

Aktualisht, si Drejtore e Grupit të Financës Hysi luan një rol kyç në krijimin dhe implementimin e strategjisë së kompanisë për rritjen e vazhdueshme të biznesit dhe krijimin e vlerave të qëndrueshme.

Brikena Hysi është diplomuar për Administrim Biznesi në Universitetin e Shkodrës "Luigj Gurakuqi", si edhe mban një diplomë të nivelit master nga Universiteti i Tiranës, në të njëjtin drejtim. Gjithashtu, ajo është certifikuar dhe akredituar si kontabiliste nga Ministria e Financave e Shqipërisë.