ATHANASIOS PARASKEVAS

ATHANASIOS PARASKEVAS

Drejtor i Grupit Komercial për Konsumatorin
Management Team

Athanasios Paraskevas mban pozicionin e Drejtorit të Grupit Komercial të Konsumatorit në One Albania.

Me një eksperiencë mbi 22-vjeçare në aktivitetet tregtare, në shitje dhe në distribucion brenda industrisë së telekomunikacionit Paraskevas ka shkruar histori suksesi në kompanitë që ka punuar. Njohuritë dhe përvoja e tij e gjerë ndërkombëtare kanë ndikuar ndjeshëm në objektivat strategjike të kompanisë për ta pozicionuar atë si operatorin e preferuar dhe më të besueshëm në Shqipëri.

Krahas ekspertizës shumëvjeçare, Paraskevas ka përfituar edhe shumë certifikime të ndryshme, duke përfshirë Certifikimin Digjital në Cisco, Pajisjet e Rrjetit Cisco dhe Dizajn i rrjeteve Cisco.

Athanasios Paraskevas është diplomuar në Inxhinieri Mekanike nga Universiteti Teknik i Patras, Greqi si dhe ka një diplomë Master Shkencor në Inxhinieri Kompjuterike nga Universiteti Staffordshire, në Mbretërinë e Bashkuar.