ANDRAS KUNOSI

ANDRAS KUNOSI

Anëtar i Këshillit Mbikqyrës
Supervisory Council

Andras Kunosi mban pozicionin e Anëtarit të Bordit Mbikëqyrës të Hungaro DigiTel Kft., njëkohësisht edhe Anëtar i Bordit Mbikëqyrës të "ANTENNA HUNGÁRIA" Zrt., dhe Nëndrejtor Ekzekutiv i iKON Investment Fund Management Plc.

Kunosi e nisi rrugëtimin e tij profesional në vitin 2003, si Menaxher i Marrëdhënieve me Klientin në Raiffeisen Bank Zrt. më pas si Drejtor Dege dhe në vijim si Drejtues i Institutit Qendror të Letrave me Vlerë.

Nga mesi i vitit 2018 deri në gusht 2019, Kunosi vijoi aktivitetet e tij si Drejtor Biznesi dhe Operacional në Konzum Investment Fund Management Plc. Në të njëjtën kohë, nga nëntori 2018 deri në shtator 2019, ai shërbeu si Drejtor Ekzekutiv i STATUS Capital Venture Capital Management. Në këtë pozicion, Kunosi ishte përgjegjës si për menaxhimin e fondit, ashtu edhe për procesin e vendimmarrjes, si dhe për koordinimin e stafit të zyrës mbështetëse dhe operacioneve të përditshme. Përgjegjësitë e tij kryesore përfshinin zbatimin e vendimeve në lidhje me fondet e pasurive të paluajtshme dhe të kapitalit privat.

Më tej, nga shtatori 2019 deri në fund të prillit 2022, Kunosi shërbeu si Anëtar i Bordit Mbikëqyrës të 4iG Plc.

Andras Kunosi është diplomuar për Ekonomi, në profilin Financë, në Kolegjin Universitar Károly Róbert.