Intervista Kostaq Dishnica

Kostaq Dishnica: Everyday Hero bëhesh kur jep më të mirën tënde dhe e bën atë me përkushtim. Them se kjo më udhëheq çdo ditë në punën dhe jetën time.

Kosta e sheh të qënit Everyday Hero njëkohësisht si sfidë dhe përgjegjësi. Ai udhëhiqet prej objektivit final dhe realizimi me sukses i këtyre objektivave e motivon që të japë çdo ditë më të mirën.

Njhuni më shumë me Kostën, Specialist i Njësisë së Sistemeve të Operimit, Suportit dhe Platformave të Planifikimit

 Sa kohë ke që punon në ONE Albania dhe si ka qenë ecuria juaj profesionale?

Unë jam pjesë e kompanisë ONE Albania prej 20 vitesh tashmë. Fillimisht kam punuar tek (Qendra e Manaxhimit të Rrjetit) NMC, më pas jam zhvendosur brenda departamentit të O&M tek Njësia e Sistemeve të Operimit dhe Suportit dhe pas ndryshimeve të fundit jam promovuar tek Planifikimi dhe Mirëmbajtja e Sistemeve dhe Platformave të Operimit dhe Suportit.

 Si do ja përshkruaje punën tënde kolegëve të tjerë që nuk të njohin?

 Më së shumti, puna ime konsiston në menaxhimin, mbarëvajtjen dhe zhvillimin e sistemeve të ndryshme të monitorimit, ku këto sisteme përdoren gjithashtu edhe për konfigurime remote të elementeve të rrjetit.

 Cila ka qënë sfida në zëvendesimin e teknologjisë nga Nokia në Ericsson sa i përket pozicionit tuaj?

 Kemi qënë të parët që kemi implementuar sistemin e monitorimit Ericsson dhe zëvendësimi i teknologjisë është kryer gjatë periudhës së pandemisë nga COVID-19, në kushte remote, e cila ka qënë një sfidë më vete. Gjithashtu, kemi ndërruar dhe jemi në proces ndryshimi të të gjitha platformave ekzistuese në mënyrë që të përshtaten me teknologjinë e re Ericsson.

 Çfarë të mire sjell ky ndryshim?

 Për ne kjo ka sjellë një konsolidim të procesit dhe centralizim të sistemeve me të cilat operojmë.

 Çfarë vlere e kompanisë do të të karakterizonte më shumë ty?

 Ndër vlerat e kompanisë, ato që më karakterizojnë më shumë janë ndershmëria, profesionalizmi dhe të qënit miqësor me kolegët.

 Çfarë mendon që të ka bërë të dallohesh si Everyday Hero?

 Mendoj se të qenit Everyday Hero është sfidë dhe përgjegjësi por njëkohësisht duhet të kesh aftësi e të jesh i fokusuar në punën që bën. Me këto cilësi në mendje jam munduar që çdo ditë ta mbyll me sukses me gjithë vështirësitë sfiduese të kohëve që po jetojmë. Everyday Hero bëhesh kur jep më të mirën tënde dhe e bën atë me përkushtim. Them se kjo më udhëheq çdo ditë në punën dhe jetën time.

 Cili është motivimi më i madh për ty në punë?

 Ajo që më udhëheq në punë është objektivi final. Realizimi me sukses i rezultateve me motivon që të jap më të mirën çdo ditë. Më pëlqen kur kam një qëllim konkret për të përmbushur dhe kohë të mjaftueshme për të gjetur një strategji të fortë për ta realizuar atë. Puna ime është e përqëndruar në arritje dhe rezultate, dhe kjo është diçka pozitive, sepse tregon se çfarë një punonjës ka arritur.