Gentjan Muçollari: Në kaq shumë vite kompania është bërë pjesë e jona, dhe ajo që më ka frymëzuar ka qenë bashkëpunimi brenda ekipit
Pjesë e një prej ekipeve me punën më të specializuar dhe teknike në kompani, Gentjani na tregon me hollësi detaje e përditshmja e tij në punë. Tanimë prej 13 vitesh, ai ndihet mirë sa i takon bashkëpunimit dhe mbështetjes që merr nga kolegët. Njihuni me Gentjanin, Core and IP Support Unit Specialist:
Sa kohë keni që jeni pjesë e kompanisë dhe si ka qenë ecuria juaj profesionale?
Unë kam 13 vite që punoj në ONE (AMC, Telekom Albania, ONE). Kam filluar si specialist në Packet Core Team (2010-2013) dhe më pas (2013-2022) kam qenë pjesë e një ekipi të jashtëzakonshëm që ka bërë mirëmbajtjen e 7 domain-eve të ndryshëm (PS, CS, IMS, Cloud, IP, PBX, CTI).
Si do ja përshkruanit punën tuaj dikujt që nuk e njeh profesionin?
Puna jonë e përditshme aq sa është e thjeshtë teorikisht, aq edhe e ndërlikuar praktikisht. Unë dhe ekipi im punojmë me përkushtim maksimal për të zgjidhur të gjitha problematikat që lidhen me pajisjet në Core network, por çfarë është më e rëndësishmja ne punojmë për të bërë të mundur parandalimin e shfaqjes së këtyre problematikave.
Çfarë projektesh keni realizuar dhe çfarë sfidash e presin ekipin tuaj në të ardhmen?
Projektet e realizuara si ekip në 13 vite kanë qënë të shumta (integrimi i rrjetit 4G, ndërrimi i teknologjisë nga Nokia në Ericsson, implementimi i projektit IP MPLS, mbajtja e disponueshmërisë së rrjetit në vlerat maksimale etj). Ndër sfidat e së ardhmes do veçoja infrastrukturën Cloud, e cila është më afër me shkollimin tim si inxhinier informatike.
Tri këshilla që do t’i jepnit një punonjësi të ri.
Puno fort dhe reklamoje atë që bën.
Mos u mjafto duke pritur por kërko, sepse po nuk kerkove nuk merr atë që meriton.
Lexo, sepse leximi i përditshëm pasuron dijet.
Çfarë mendon që të ka bërë të dallohesh si Monthly Achiever?
Përkushtimi, korrektesa, saktësia dhe mbështetja nga ekipi pjesë e të cilit unë jam.
Cila vlerë e kompanisë ju frymëzon më shumë në punë?
Në përgjithësi frymëzimi vjen nga brenda vetes, jo nga jashtë. Por në kaq shumë vite kompania është bërë pjesë e jona, dhe ajo që më ka frymëzuar ka qenë bashkëpunimi brenda ekipit.