Linjat dhe qarqe me qera
Përfitimitet nëpërmjet përdorimit të qarqeve dhe linjave me qera:
Mund të lidhen zyra me vendndodhje të ndryshme,
Mundësohet lidhja me trafikun ndërkombetar.
Linja është gjithnjë aktive, kjo bën që trafiku të qarkullojë gjatë gjithë kohës (cilësia e disponueshmërisë së internetit është 100%),
Linja është e dedikuar për përdorim të një klienti, kjo mundëson cilësinë më të mire të shërbimit,
Mund të transmetohet sasi e madhe të dhënash, si edhe dokumenta/skedarë të mëdhenj.
Mundësojnë reduktimin e kostove në raport me vëllimin e trafikut, krahasuar me metoda të tjera transmetimi.
Mundëson shërbim simetrik dhe ngarkimi (upload) është i garantuar dhe i rëndësishëm për biznesin (shërbimi rekomandohet kur ngarkimi/upload është i rëndësishëm për biznesin tuaj pasi duhet të transferoni dokumenta/skedarë të mëdhenj, të bëni streaming video në formatin HD, të ngarkoni përmbajtje (content) në internet, apo të hostoni të dhëna në drejtorinë qëndrore).
Ofron më të mirën për sigurinë dhe monitorimin e rreziqeve.
Linja me qera është një linjë e palëvizshme e përhershme ndërmjet pikave fundore të një rrjeti dhe përdoret nga një përdorues i vetëm, në baze të produktit të zgjedhur dhe kundrejt një pagese. Në këtë shërbim pajisjet fundore (modemat, multiplekset, etj) instalohen dhe vendosen nga vetë klienti. Qarku me qera është një linjë telefonike e palëvizshme me pajisjet fundore të instaluara dhe të vendosura nga ONE i cili përdoret nga një përdorues i vetëm, (si psh nga një bankë, ministri apo institucion) kundrejt një pagese.
Qarqet me qera mund të jenë 2 fillshe, 4 fillshe me kapacitet 64 kbps për kanal telefonik ose transfetimi të dhënash me kapacitet 2 Mbps i cili ofron 32 kanale transmetimi nga të cilat 30 janë të dedikuar si kanale transmetimi, një kanal shërben për sinkronizim ndërsa kanali tjetër shërben si kanal sinjalizimi.
Disa nga shërbimet që mund të ofrohen nëpërmjet linjave apo qarqeve me qera:
Qarqet ndërkombëtare planifikohen në baze të pikës së lidhjes. Vendet fqinje përfshijnë të gjithat vendet me të cilat Shqipëria ndan kufi tokësor, si dhe vendet me të cilët ONE ka linjë optike direkte (si psh Italia), vende jo fqinje nënkuptojnë të gjitha vendet e tjera me të cilët ONE ka mundësi të lidhet, që janë praktikisht të gjithë operatorët në Europë dhe më gjerë.
Për informacione të mëtejshme kontaktoni Kujdesin për Klientit (149 ose 042200149), ekipin e shitjeve ndaj korporatave, ose na shkruani në kujdesindajklientit@one.al
Pajtimi / tarifa mujore
Shpejtësia e transmetimit | Tarifa fikse (Lekë / qark) | Tarifa të ndryshueshme (Lekë / km) | ||
Me pakicë | Me shumicë | Me pakicë | Me shumicë | |
64 kbps | 13,186 | 10,988 | 853 | 712 |
2 Mbps | 19,788 | 16,482 | 1,282 | 1,068 |
34 Mbps | 360,000 | 300,000 | 10,800 | 9,000 |
155 Mbps | 720,000 | 600,000 | 21,600 | 18,000 |
Tarifa instalimit
Tarifa instalimit (Lekë për qark) | Me pakicë | Me shumicë |
64 kbps Trunk segment | 2,354 | 1,962 |
64 kbps Termination segment | 4,709 | 3,924 |
2 Mbps Trunk segment | 3,530 | 2,942 |
2 Mbps Termination segment | 7,063 | 5,886 |
34 Mbps | 554,400 | 462,000 |
155 Mbps | 619,200 | 516,000 |
Me shumicë nënkupton shitjet që u bëhen kompanive të telekomunikacionit apo ofruesve të telekomunikacionit.
“Trunking” nënkupton pjesën e “trungut” të një kanali komunikimi, pjesa jo fundore e transmetimit, pjesa fundore ndahet në shumë kanale të tjera.
Çmimet e mësipërme përfshijnë TVSH.
Qarqe ndërkombëtare me qera (vini re: tarifat e mëposhtëme janë në Euro):
Tarifat për vendet fqinje:
Shpejtësia e transmetimit | Tarifa e instalimit (Euro) | Pajtimi mujor (Euro në muaj) | |
Me pakicë | Me shumicë | ||
64 kbps | 720 | 833 | 707 |
2 Mbps | 2,088 | 10,687 | 8,550 |
34 Mbps | 3,600 | 68,766 | 74,400 |
155 Mbps | 4,800 | 147,216 | 132,000 |
Tarifat për vendet jo fqinje:
Shpejtësia e transmetimit | Tarifa e instalimit (Euro) | Pajtimi mujor (Euro në muaj) | |
Me pakicë | Me shumicë | ||
64 kbps | 1,286 | 1,030 | |
2 Mbps | 15,017 | 12,013 | |
34 Mbps | 3,600 | 120,244 | 96,194 |
155 Mbps | 4,800 | 244,897 | 195,904 |
Me shumicë nënkupton shitjet që u bëhen kompanive të telekomunikacionit apo ofruesve të telekomunikacionit.
Tarifat e mësipërme janë për qarqe të plota deri në pikën fundore të klientit.
Çmimet e mësiperme përfshijnë TVSH.