Csaba Thurzó mban pozicionin e Drejtorit së Grupit të Financës.
Karriera e tij profesionale nisi si menaxher portofoli në Forrás Vagyonkezelési és Befektetési Inc. dhe më pas, në vitet 2003 dhe 2004, shërbeu si Drejtor i Investimeve dhe Aksionerëve dhe Marrëdhënieve me Median.
Në vitin 2005 iu bashkua Magyar Posta Ltd., ku mbajti poste të ndryshme ndër vite, si: në 2011 Drejtor i Kontrollit dhe më pas në vitet 2017 dhe 2018 si Nëndrejtor Ekzekutiv për Financat.
Në shtator 2018, ai u transferua në 4iG Plc. në postin e Nëndrejtorit Ekzekutiv të Financave dhe Operacioneve.
Me më shumë se 18 vite përvojë në pozicione drejtuese, në vitin 2016 Thurzó u vlerësua për arritjet e tij profesionale me një unazë argjendi nga Shkolla e Biznesit në Budapest. Në vitin 2020, ai mori çmimin “CFO Master 2020”, si një nga menaxherët më të mirë financiarë në Hungari, nga Forumi Ekonomik i Budapesit.
Csaba Thurzó zotëron një diplomë Bachelor në Biznes dhe Ekonomi nga Fakulteti i Biznesit në Budapest dhe një diplomë të dytë në studime juridike nga Universiteti Eötvös Loránd.