Intervista Dorina Çibuku

Dorina Çibuku: Të bashkëpunosh me njerëz të cilët të japin dije që të zhvillojnë profesionalisht përtej sektorit ku punon, është vërtetë fat!

Me një përvojë relativisht të shkurtër në kompani, Dorina është shëmbulli perfekt se puna e pa lodhur përkthehet në mobilitet hierarkik brenda organizatës. Mes sfidash të shumta dhe në një përpjekje të vazhdueshme për të plotësuar nevojat e menaxhimit, besimi i dhënë është një motivim i madh për të.

Njihuni me Dorinën, Përgjegjëse e Sektorit të Financës Komerciale:

Sa kohë ke që punon në ONE Albania dhe si ka qënë ecuria juaj profesionale?

Unë jam pjesë e ONE për një kohë relativisht të shkurtër, një vit e 2 muaj, gjithsesi në këtë periudhë më është dhënë mundësia për të qenë pjesë e një ekipi shumë dinamik fillimisht, siç është departamenti i Financës Strategjime në raportim, si dhe të drejtoj ekipin komercial në këtë department prej 7 muajsh.  Përgjatë kësaj periudhe, sfidat kanë qenë të shumta, përkthyer kjo në shumë punë nga ana ime, ndaj nuk mund të them që ka qenë e thjeshtë. Gjithsesi, mundësia e dhënë për t’u zhvilluar profesionalisht dhe besimi i dhënë nga menaxhimi, kanë qenë një motivim shumë i rëndësishëm, ndaj mendoj se ecuria ime profesionale është në drejtimin e duhur.

Si do ja përshkruanit punën tuaj dikujt që nuk e njeh profesionin?

Mbrapa çfarëdo vendimi menaxherial të rëndesishëm është gjithmonë një ekip i cili kryen analiza financiare, raporton KPI, analizon risqet dhe benefitet. Unë jam pjesë e këtij ekipi.

Çfarë projektesh keni realizuar dhe çfarë sfidash e presin ekipin tuaj në të ardhmen?

Departamenti është relativisht i ri, ndaj sfidat kanë qenë të shumta. Rëndësia e dhënies së raportimit në kohën dhe saktësinë e duhur, duke analizuar riskun dhe benefitet për secilën strategji të vendosur nga menaxhimi është gjithmonë dinamik dhe një sfidë në vetvete. Momentalisht jemi duke u marrë me STA dhe B/OSS. Ndjekja e nevojave të menaxhimit, si dhe nga dinamika e sektorit ku operojmë do jetë gjithmonë një sfidë për këdo prej nesh.

Tri këshilla që do t’i jepnit një punonjësi të ri në One.

Nisur nga eksperienca ime, do theksoja:

  1. Mundësia- nëse ka dëshirë dhe punë, mundësia nuk mungon. Kushdo që do të rritet profesionalisht në këtë sektor, ONE është një mundësi shumë e mirë.

  2. Përshtatja- është gjithmonë e rëndesishme të adaptohesh me ambientin ku punon sidomos në një kompani që është gjithmonë në zhvillim dhe evolim.

  3. Bashkëpunimi- ekipi i ONE është i gjithanshëm ku secili ka eksperiencë të vyer në fushën e vet të ekspertizës. Të bashkëpunosh me njerëz të cilët të japin dije që të zhvillojnë profesionalisht përtej sektorit ku punon, është vërtetë fat.

Çfarë mendon që të ka bërë të dallohesh si Everyday Hero?

Si pjesë e Strategic Finance do thoja që këtë vit secili nga ne ka bërë një punë mbresëlënëse cdo ditë për të ndihmuar menaxhimin në marrjen e vendimeve, dhe të gjithë janë heronj në arritjet e tyre. Unë mendoj që ajo që ka bërë një dallim minimal ka qënë kurioziteti dhe vullneti im për të kontribuar sa më  shumë në një fushë relativisht të re për mua.

Cila vlerë e kompanisë ju frymëzon më shumë në punë?

Profesionalizmi. Eshtë shumë e rëndësishme për mua të punoj me njerëz profesionistë si dhe të jap kontributin tim në një kompani që është profesionale si në dukje dhe në brendi.

Përshkruajeni eksperiencën tuaj në One me një titull libri.

‘’Revolta e Atlasit’’ Ayn Rand. Libri është një himn i kapitalizmit, rëndësisë së ekonomisë së tregut, adaptimi me risitë e kohës dhe zhvillimi individual. ONE është gjithmonë në zhvillim dhe avangardë në implementimin e teknologjive më të fundit.  Shpeshherë e gjen veten në adaptimin dhe zhvillimin e risive më të fundit të kohës dhe njëkohësisht përballesh me elementë bazikë si rezultat i një sistemi ekonomik dhe gjeopolitik shumë të brishtë.