Intervista Ditmar Gjoncori

Ditmar Gjoncori: thjeshtësia dhe bashkëpunimi me kolegët formojnë tablonë e rezultatit final që na dallon si kompani
Me një përvojë prej 11 vitesh në kompani, Ditmari na tregon rrugëtimin e tij në One. Duke qënë i besimit se vlera e kompanisë që i përshtatet më shumë është ajo e të qënit miqësor, ai është i bindur se thjeshtësia dhe bashkëpunimi me kolegët formojnë tablonë e rezultatit final që na dallon si kompani.

Për më shumë informacion rreth punës dhe projekteve të tij, njihuni me Ditmarin, Specialist i Lartë i Departamentit të Inxhinierisë së Shërbimeve të Rrjetit:

Sa kohë ke që 0në ONE Albania dhe si ka qenë ecuria juaj profesionale?

 Unë kam 11 vjet që jam pjesë e kompanisë. Si fillim isha tek Departamenti Shfrytëzimit dhe Mirëmbajtjes, tek sektori i Asistencës teknike për numrat me Parapagesë. Aty merresha me ofertat dhe faturimin per numrat me parapagesë. Ndërkohë, kam rreth dy vjet e gjysëm që kam kaluar tek Departamenti i Inxhinierisë së Shërbimeve të Rrjetit, ku mbuloj detyrat për planifikim të shërbimeve VAS, SMS, B2B dhe të Qendrës së Kontaktit IVR.

 Si do ja përshkruaje punën tënde kolegëve të tjerë që nuk të njohin?

 Unë së bashku me kolegët e skuadrës ku bëj pjesë jemi përgjegjës për shërbimet VAS të kompanise, ku bëjnë pjesë mesazhet, shërbimet e thirrjeve të humbura dhe VAS Roaming. Ne jemi përgjegjës që nga planifikimet e këtyre shërbimeve dhe deri tek implementimi dhe mbarëvajtja e tyre.

 Me çfarë projekti po merreni këto kohë si departament dhe cilat janë sfidat dhe të mirat e zbatimit të tij?

 Skuadra jonë sapo implementoi me sukses platformen e re të Multi-VASit. Në këtë moment të gjitha energjitë e departamentit janë përqëndruar tek një projekt i madh që quhet BOSS. Ky projekt do të permbajë të gjitha platformat operacionale dhe sistemet e mbeshtetjes së biznesit. Ky është projekti me i madh në të cilin unë kam marrë pjesë ndonjëhere dhe gjithashtu projekti më i madh që po ndodh tani në fushën e telekomunikacionit në Shqipëri. Të jesh pjesë e këtij projekti është një ekperiencë shumë e madhe për çdo inxhinier, por edhe një sfidë për secilin nga ne, për të realizuar shndërrimin më të madh të sistemeve të kompanisë në një kohë kaq të shkurtër.

 Çfarë vlere e kompanisë do të të karakterizonte më shumë ty?

 Mendoj se ‘vlera e të qënit miqësor’ më përfaqëson më mirë. Thjeshtësia dhe bashkëpunimi me koleget në punë, për të bëre që pjesët e punës së secilit të formojnë tablonë e madhe të rezultatit final që na dallon si kompani.

 Çfarë mendon që të ka bërë të dallohesh si Everyday Hero?

 Unë kam dhënë thjesht maksimumin tim në çdo detyrë apo punë që më është caktuar. Merita eshte e skuadrës dhe departamentin ku une bëj pjesë, bashkëpunimi me ndershmëri brenda departamentit është ajo që na dallon.

 Cili është motivimi më i madh për ty në punë?

 Të shoh që puna ime vlerësohet dhe që kontributi im i bashkohet gjithë punës së madhe të kolegëve për të sjellë rritje në mënyrë që kompania të arrijë objektivat e vendosura.