Pajtueshmëria me legjislacionin në fuqi, Kodin e Sjelljes dhe politikat e brendshme është e një rëndësie madhore për kompaninë tonë.
Sigurimi i pajtueshmërisë është një prioritet i Bordit Drejtues të Kompanisë.
Pajtueshmëria nënkupton një angazhim të fortë ndaj parimeve të integritetit, transparencës, drejtësisë, profesionalizmit, shpirtit të skuadrës dhe respektimit të rregullave dhe parimeve të cilat janë thelbësore për zbatimin e funksioneve të kompanisë.
Për këtë qëllim, stafi drejtues ka adoptuar dhe implementuar një Sistem për Manaxhimin e Pajtueshmërisë (C.M.S.), për sa i përket respektimit nga të gjithë punonjësit dhe stafi drejtues të legjislacionit në fuqi, të Kodit të Sjelljes dhe të politikave të brendshme, me synim shmangien e risqeve dhe pasojave të tjera ligjore ndaj kompanisë dhe punonjësve të saj. Duke vepruar në këtë mënyrë, përfitojnë të gjithë: vetë kompania, punonjësit, klientët, furnitorët dhe aksionerët gjithashtu.
Efikasiteti i Sistemit për Manaxhimin e Pajtueshmërisë varet nga angazhimi dhe mbështetja e të gjithëve, stafit drejtues dhe punonjësve.
Sistemi për Manaxhimin e Pajtueshmërisë i kompanisë është kontrolluar nga auditorë të jashtëm të pavarur, të cilët konfirmojnë efektivitetin e procedurave që e mbështesin atë.
Sistemi për Manaxhimin e Pajtueshmëritë është çertifikuar nё perputhje me standartet ndёrkombёtare ISO 37001:2016 (Sistemet për Manaxhimin Kundër Mitmarrjes), ndërkohë gjithashtu është lëshuar një dëshmi sipas ISO 19600:2004 (Sistemet per Manaxhimin e Përputhshmërisë) nga trupa e pavarur e Certifikimit "TUV Hellas (TUV Nord) S.A.".
C.M.S. në One është certifikuar në vitet 2013 dhe 2016, sipas Standardit te Sigurise 980 (IDW AssS 980)” te Institutit Gjerman Publik të Auditorëvë [Institut der Wirtschaftsprüfer]. Kontrollet u fokusuan kryesisht në fushën e anti - korrupsionit dhe demostruan eficencën e C.M.S. për të identifikuar rreziqet e korrupsionit dhe për të parandaluar shkeljet e mundshme.
Elementët kryesorë të C.M.S-së janë:
Në kuadër të kësaj Politike, punonjësit apo/dhe palët e treta mund të raportojnë duke bërë të ditur identitetin e tyre apo në mënyrë anonime, një informacion të brendshëm, të shprehin një shqetësim apo një ankesë lidhur me shkelje të mundshme të Politikave të Kompanisë apo kuadrit ligjor. One nuk lejon asnjë veprim hakmarrës nga ana e instancave të Kompanisë, qoftë në mënyrë direkte apo indirekte ndaj çfarëdolloj personi, i cili me dashamirësi, raporton ose shpreh ndonjë shqetësim apo ankesë lidhur me shkeljen e politikave apo të ligjit.
Kanalet e komunikimit për ankesat:
Jeni të lutur të mos i përdorni këto kanale për ankesa që kanë të bëjnë me produktet apo shërbimet e Kompanisë. Këto ankesa duhet t'i dërgohen Shërbimit të Kujdesit për Klientin. Ankesat mund të raportohen nëpërmjet postës, postës elektronike dhe telefonit si më poshtë.
Nëpërmjet Postës në:
One Albania SHA
Departamenti Ligjor, Rregullator, Pajtueshmërisë dhe Privatësisë së të Dhënave
Rr. “Muhedin Llagami”, Kompleksi “Square21”, Tiranë, Shqipëri
Nëpërmjet telefonit në: +35542275276
(nga e hëna në të premten: nga ora 8:00 - 17:00)
Me e-mail në adresen: complianceoffice@one.al
Nëpërmjet formës elektronike
Departamenti përgjegjës për organizimin dhe adoptimin e CMS-së, raporton direkt tek Bordi Drejtues i Kompanisë. Ndërsa implementimi i CMS-së monitorohet nga Komiteti për Pajtueshmërinë, Riskun dhe Mbikëqyrjen e Korporatës. Qëllimi kryesor i ketij komiteti është mbështetja dhe monitorimi i implementimit te sistemeve të manaxhimit të pajtueshmerisë dhe riskut dhe çështjeve të tjera që kanë të bëjnë me mbikqyrjen e korporatës.
Sistemi i Manaxhimit të Pajtueshmërisë në One është shqyrtuar me sukses nga auditorë të jashtëm të pavarur, të cilët kanë konfirmuar efikasitetin e procedurave të pajtueshmërisë së Kompanisë.
POLITIKAT PËR PAJTUESHMËRINË
Në kuadër të implementimit të Sistemit për Manaxhimin e Pajtueshmërisë, janë në zbatim Politikat dhe Kodet e mëposhtme:
KODI I SJELLJES
Kodi i sjelljes është kuadri drejtues i sjelljes së të gjithë punonjësve të One. Ne veçanti, ky kod konfirmon përkushtimin tonë per t'iu përmbajtur sistematikisht ligjeve dhe rregullave që ndikojnë ne fushën e operimit të Kompanisë, gjithashtu edhe kërkesave që lidhen me sjelljen etike dhe që mbeshtesin suksesin e Kompanisë.
Kliko këtu për të shkarkuar Kodin e Sjelljes
POLITIKA PËR RAPORTIMIN E SHKELJEVE
Kjo Politikë synon manaxhimin e rasteve që kanë të bëjnë me veprime të ndaluara, të papërshtatshme apo në shkelje të politikave të One, proçedurave, ose ligjeve në fuqi.
KODI I ETIKËS PËR DREJTUESIT E LARTË FINANCIARË
Ky kod përcakton kuadrin e sjelljes për drejtuesit e lartë financiarë, në mënyrë që të nxitet ndershmëria, integriteti, transparenca dhe sjellja etike gjatë përmbushjes së përgjegjësive të tyre manaxheriale.
KODI I SJELLJES PËR FURNITORËT
Duke u bazuar në vlerat themelore të One që adresojnë etikën e biznesit, angazhimet sociale dhe mjedisore, Kompania i kerkon furnitoreve te miratojnë Parimet (e shprehura në Kod) të cilat i bashkëngjiten kontratës së nënshkruar ndërmjet Kompanise dhe Furnitorit. Furnitori do të bëjë çmos që të zbatojë këto Parime përmes tërë zinxhirit të furnizimit.
Palët bien dakort që përmbajtja ndaj këtij Kodi të Sjelljes së Furnitorëve është një detyrim kryesor kontraktual. Furnitori do të detyrojë kontraktorët dhe/ose nënkontraktorët e tij t’u përmbahen Parimeve te Kodit të Sjelljes për Furnitorët për sa kohë ata janë të përfshirë në ofrimin e shërbimeve sipas kontratës.
POLITIKA E OPERIMIT ME INFORMACIONIN E BRENDSHËM
Kjo politikë vendos rregullat për mosabuzim me informacionet ekskluzive nga ana e ekzekutivëve të Kompanisë dhe rregullon mënyrën e nënshkrimit, blerjen apo shitjen e letrave me vlerë nga kompanitë e Grupit.
POLITIKA PËR DONACIONET
Politika për Donacionet përcakton procedura specifike dhe transparente per t’u ndjekur nga Kompania One kur vlerëson dhe zbaton donacionet, bazuar ne zonat dhe fushat e veprimit te përcaktuara nga Strategjia e Zhvillimit te Qëndrueshëm.
POLITIKA PËR SPONSORIZIMET
Politika për Sponsorizimet përshkruan mënyrat se si duhet të trajtohen rastet e Sponsorizimeve duke vendosur kritere të qarta për të zbatuar procedurat që duhet të ndiqen nga kompania për të kryer Sponsorizime, si edhe duke siguruar transparence në lidhje me përdorimin efikas të burimeve të alokuara për Sponsorizime.
POLITIKA PËR PRANIMIN DHE OFRIMIN E DHURATAVE
Kjo Politikë ofron një përshkrim të rregullave dhe rregulloreve të sjelljes lidhur me pranimin dhe ofrimin e dhuratave, shpërblimeve dhe çdo lloj përfitimi tjetër në marrëveshjet e biznesit.
POLITIKA KUNDER MASHTRIMIT
Kjo Politikë është krijuar per të lehtësuar kryerjen e kontrolleve që do të ndihmojnë në identifikimin dhe parandalimin e mashtrimit kundrejt Kompanise.
POLITIKA PËR EVENTET
Kjo Politikë përshkruan kushtet themelore, parimet dhe rregullat e sjelljes që duhen zbatuar në konceptimin, planifikimin, zbatimin dhe monitorimin e eventeve.
POLITIKA PËR SHMANGIEN E NGACMIMEVE SEKSULE
Qëllimi i kësaj Politike është parandalimi i akteve të ngacmimeve seksuale, ndërgjegjësimi i drejtuesve të lartë dhe i punonjësve lidhur me këtë cështje, si edhe rritja e besimit te punonjesve ne lidhje me mbështetjen që ata do të kenë nga eprorët e tyre në raste te tilla.
POLITIKA PËR SHMANGIEN E KORRUPSIONIT DHE KONFLIKTEVE TË TJERA TE INTERESIT
Kjo Politikë përcakton kuadrin e punës për të shmangur korrupsionin dhe konfliktet e tjera të interesit në marrëdhëniet me klientët dhe partnerët e biznesit.
POLITIKA PËR MARRËDHËNIET E PUNËS
Kjo Politikë përcakton elementet kryesore të marrëdhënieve të punonjësve brenda Kompanisë.
AUDITI I BRENDSHËM
Struktura e Auditit të Brendshëm dhe Pajtueshmërisë në One ndihmon kompaninë për të arritur objektivat e saj duke ofruar një trajtim sistematik dhe shkencor për vlerësimin dhe përmirësimin e efektivitetit të procesit të manaxhimit të riskut. Roli kryesor i Zyrës së Auditit të Brendshëm dhe Pajtueshmërisë është vlerësimi i vazhdueshëm i mjaftueshmërisë së kontrolleve të brendshme, kryerja e auditeve të brendshëm në çdo strukturë të kompanisë, ndërmarrja e auditeve me objektiva specifike sipas kërkesave të drejtuesve, konfirmimi i përputhshmërisë me politikat dhe procedurat e kompanisë dhe me kuadrin rregullator, si edhe raportimi i shmangieve.
*Ketu nepermjet formës elektronike