One Albania mbulon me shërbim tunelin e Llogarasë, komunikim i pandërprerë në voice dhe data gjatë gjithë segmentit

07-08-2024
ONE ALBANIA- TUNELI I LLOGARASE

Teksa udhëtarët përshkuan sot tunelin më të gjatë në Shqipëri, ata qëndruan të lidhur me rrjetin më cilësor dhe modern në vend, falë teknologjisë së mbulimit implementuar për herë të parë në Shqipëri.

Inagurimi i hapjes së tunelit të Llogarasë në afërsi të Vlorës shënon një moment shumë të rëndësishëm për zhvillimin e infrastrukturës në Shqipëri.  Investimi do të shkurtojë kohën e udhëtimit nga Dukati në Palasë nga 30 minuta në vetëm 7 minuta, duke shtuar lehtësi dhe efikasitet përgjatë këtij segmenti.

One Albania dëshmoi sot me krenari një aspekt tjetër të progresit, epërsinë e rrjetit mobile, të gatshëm edhe për teknologjinë 5 G.

Tunelet shpesh paraqesin sfida për rrjetet e telekomunikacionit, por rrjeti mobile i One Albania i certifikuar si më i miri në Shqipëri, nga Omnitele, siguron lidhje të pandërprerë në të gjithë segmentin e tunelit të Llogarasë, me një teknologji mbulimi të implementuar për herë të parë në Shqipëri.

“Jemi shumë të lumtur që në vazhdën e angazhimit tonë për të promovuar dhe mbështetur zhvillimin e turizmit në Shqipëri, sot përmes një infrastrukture unike të implementur për herë të parë në Shqipëri nga One Albania, arritëm të sigurojmë mbulim të pandërprerë në voice dhe data, në një vepër të tillë siç është tuneli. Ne do të vijojmë të alikojmë të njëjtat zgjidhje për mbulim dhe ofrim të lidhjeve në akset e reja dhe tunelet në të gjithë vendin.”- u shpreh Ilir Duka, Drejtor i Grupit të Teknologjisë në One Albania.

Kjo cilësi shërbimi është angazhim i realizuar i kompanisë më të madhe të telekomunikacionit për të ofruar shërbimin më të mirë, në të gjithë vendin.

Rrjeti i One Albania gëzon superioritet, duke përballuar edhe kushte, apo terrene të vështira dhe duke ofruar lidhje të qëndrueshme dhe të shpejtë.

Teksa vijon të udhëtosh nëpër tunelin e Llogarasë, mund të qëndroni të lidhur për të ndarë përvojat tuaja në kohë reale dhe të lundroni në internet,  falë mbulimit të fuqishëm të  rrjetit modern të  One Albania, që i ofron të gjitha në një për ju.