Po kërkon një smartphone të ri? Ne One kemi një mundësi që do ta bëjë jetën tuaj më të lehtë dhe portofolin tuaj më të lumtur. Të prezantojmë me Trade & Upgrade. Mundësinë për të këmbyer telefonin e vjetër me teknologjinë e fundit, me çmimin më të mirë.
Je gati të ndërrosh smartphone-in tënd të vjeter me një smartphone të ri, ashtu si ti e do? Mos shko më larg! Procesi ynë është i shpejtë, i lehtë dhe pa telashe. Ja se si funksionon:
Trade & Upgrade siguron që ti të marrësh vlerën më të mirë për pajisjen tënde të vjetër dhe e bën me të lehtë kalimin në një telefon të ri që u përshtatet nevojave te tua. Pra, pse të presësh? Vizito dyqanin One më të afërt dhe zbulo ofertën tënde për një smartphone të ri!
Çmimi i blerjes së një pajisjeje mund të ndryshojë në varësi të gjendjes fizike. Shihni nga çfarë varet dhe si ndryshon:
Ekspertët tanë do të vlerësojnë markën, modelin, vitin e prodhimit dhe gjendjen e pajisjes tuaj për të përcaktuar vlerën e saj.
Pajisja ka dëmtime si ekran të thyer ose të krisur, por ekrani vetë duhet të funksionojë. Pajisja ka të çara/thyerje, butona që me zor funksionojnë, ushtron forcë shtesë gjatë shtypjes, probleme me altoparlantët ose mungon mikrofoni ose pjesë të ekranit që lëvizin– Çmimi maksimal do të ulet me 35%.
Ekran i thyer, ekrani me prekje, viza, pika ose piksela të djegur në ekran- Çmimi maksimal do të ulet me 75%.
Pajisja nuk ndizet ose shfaq shenjë gabimi të dyqanit ose që kërkon riformatim, bateria e brendshme nuk karikohet, porta e karikimit funksionon ose ka një defekt – Çmimi maksimal do të ulet me 90%.
iCloud në rastin e pajisjes Apple është aktiv dhe klienti nuk ka dalë nga llogaria e tij. - Çmimi maksimal do të ulet me 90%.
1.1. Termat e përgjithshëm
1.2. Deklarata e pronësisë
Për të përfituar nga shërbimi "Trade & Upgrade", klienti garanton dhe deklaron, se është pronar i pajisjes ose se ai është i autorizuar nga pronari i ligjshëm i pajisjes për kalimin e pronësisë mbi të. Në rastin se, pavarësisht deklaratës së dhënë, palët e treta ngrenë pretendimet e tyre kundër One Albania mbi pronësinë e pajisjes, kontrata “Trade & Upgrade” përfundon automatikisht dhe klienti ka të drejtën e kthimit së vlerës së kuponit të përdorur nga One Albania.
1.3. Kalimi i pronësisë
Pasi klienti pranon ofertën dhe nënshkruan kontratën Trade & Upgrade dhe T & K, e drejta e pronësisë së pajisjes transferohet nga klienti tek One Albania. Klienti heq dorë nga çdo pretendim i ardhshëm në lidhje me pajisjen.
1.4. Përgjegjësia e klientit për të dhënat e tij personale
Klienti merr përsipër të shkatërrojë / fshijë të gjitha të dhënat personale të tilla si fjalëkalime, Kode PIN, numra telefonikë, foto dhe video imazhe në përmbajtje të aparatit / pajisjes përpara se aparati / pajisja të merret në dorëzim nga One Albania, nëpërmjet rivendosjes së të dhënave të aparatit / pajisjes në gjendje fillestare të fabrikës ose përmes software-it të çertifikuar të fshirjes së të dhënave. One Albania nuk mban përgjegjësi për dështimin për të ushtruar fshirjen e duhur të të dhënave personale tek pajisja nga ana e klientit.
*Pajisja duhet të mos ketë llogarinë e klientit të hapur ose të kthehet në gjendjen e fabrikës. Kjo mund të ndikojë në vlerësimin e pajisjes.