header
NewDevice

Të prezantojmë me One HomeNet

Me HomeNet, lundro me internet me shpejtësi të lartë kudo që ndodheni, pa tela dhe pa nevojen e teknikut.
Pavarësisht nëse jeni në shtëpi, në zyrë ose në lëvizje, HomeNet ju ofron internet të qëndrueshëm dhe të shpejtë nëpërmjet rrjetit tonë 4G.

TickIcon

I thjeshtë per tu instaluar

InfiniteIcon

Internet pa limit

GlobeIcon

Mbulim kudo

Si funksionon?

1

Merr HomeNet, Kartën SIM dhe planin në çdo dyqan ONE

2

Aktivizo shërbimin pa nevojen e ekipit teknik

PowerIcon

Ndiz pajisjen

PasswordIcon

Zgjidh wifi & vendos fjalëkalimin

PingIcon

Konfirmo & shto vendodhjen

3

Lundro në internet kudo ku ndodhesh

HOMENET ADVANCE
Internet   Pa Limit
Internet 4G/4G+   500GB
Shpejtësia   300/50 Mbps
Çmimi   1,300 Lekë/Muaj

Paketa Shtesë

Paketa S

20GB

Vlefshmëria 30 ditë

300 Lekë

Paketa XL

50GB

Vlefshmëria 30 ditë

500 Lekë

Pse të presësh? Merr HomeNet tani dhe përjeto
lirinë me internet të shpejtë dhe mbulim kudo. Nëse ke më shumë
pyetje, kontrollo seksionin FAQ më poshtë.

Pyetje te shpeshta

Çfarë është shërbimi HomeNet nga ONE?
Shërbimi HomeNet është një shërbim që ofron internet me shpejtësi të lartë për shtëpinë tënde nëpërmjet rrjetit 4G.
Si mund të aktivizoj shërbimin HomeNet?
Drejtohu në rrjetin e dyqaneve One për të aktivizuar shërbimin HomeNet.
Çfarë më duhet që të përdor shërbimin HomeNet?
Për të përdorur shërbimin HomeNet do të duhet një pajisje Wi-Fi që është e pajisur me një kartë SIM që mundëson shërbimin internet nëpërmjet rrjetit 4G të One.
Si mund të aktivizoj shërbimin HomeNet?
Pasi të marrësh pajisjen nga përfaqësuesi I dyqanit One, duhet ta ndezësh atë në adresën ku dëshiron ta përdorësh shërbimin. Pasi të lidhesh me këtë pajisje duke përdour emrin e Wi-Fi (Wi-Fi Name) dhe fjalëkalimin (Wi-Fi password) që ndodhen në pjesën e poshtme të pajisjes, mund të përdorësh shërbimin HomeNet.
Çfarë është faqja e aktivizimit të zonës?
Për të përdorur shërbimin HomeNet, fillimisht duhet ta aktivizosh në adresën ku dëshiron ta përdorësh. Pasi të jesh lidhur me Wi-Fi e HomeNet dhe nga pajisja të kesh hapur një faqe internet nga Google Chrome, Mozilla, Safari etj, do të shfaqet një faqe ku mund të aktivizohet adresa ku ndodhesh, për të përdorur shërbimin. Në këtë faqe, kliko ‘Aktivizo zonën’. Kujdes! Mos e aktivizo shërbimin në një adresë ku nuk dëshiron ta përdorësh atë.
Ku mund ta përdor shërbimin HomeNet?
Mund ta përdorësh shërbimin në të gjithë vendin, edhe aty ku nuk është e mundshme të ketë lidhje fizike me kabëll nga operatorët e tjerë që ofrojnë shërbimin Internet.
Çfarë janë paketat shtesë HomeNet?
Paketat shtesë HomeNet të japin mundësinë që të kesh një sasi shtesë interneti me shpejtësi super të shpejtë, me vlefshmëri 30 ditë nga momenti I aktivizimit, pas përfundimit të internetit me shpejtësi maksimale.
Çfarë është ndryshimi i adresës?
Ndryshimi i adresës është një ndryshim I vendndodhjes aktuale tek një adresë e dytë ku dëshiron ta përdorësh shërbimin. Shërbimi në adresën e dytë aktivizohet falas dhe thjeshtë, njësoj si adresën e parë, duke klikuar aktivizo zonën në faqen e internetit që do të shfaqet në ekranin e pajisjes së lidhur me Wi-Fi. Mund të përdorësh edhe 3 adresa të tjera përvec dy adresave kryesore, për një pagesë prej 300 lekësh për cdo adresë shtesë.
Nuk kam lidhje interneti?
Sigurohu që je lidhur me pajisjen si dhe karta SIM është e vendosur siç duhet në pajisje si dhe që ke konfirmuar aktivizimin e zonës në faqen përkatëse që do të shfaqet. Nëse problemi vazhdon, kontakto 142 nga një numër One.
Shpejtësia e internetit është e ngadaltë?
Një arsye për këtë mund të jetë konsumimi i sasisë së internetit me shpejtësi të lartë. Në këtë rast mund të aktivizosh një paketë shtesë për shpejtësinë maksimale të ofruar.

Detaje teknike te pajisjes 4G

Pajisja HomeNet ZTE MF296R, me teknologji 4G, ofron shpejtësi shkarkimi deri në 300 Mbps dhe shpejtësi ngarkimi deri në 50 Mbps, duke suportuar të gjitha frekuencat e rrjetit One. Ajo mundëson lidhje të qëndrueshme për deri në 64 përdorues njëkohësisht dhe ofron mbështetje për dy brezat Wi-Fi: 2.4 GHz dhe 5 GHz. Pajisja gjithashtu përfshin 4 porta LAN dhe vjen me një antenë të jashtme me kabllo 3 metra.


Formë Aplikimi

Qyteti