Njoftim zyrtar i One Telecommunications

10-02-2022

ONE Albania njofton se për shkak të një përditësimi teknik të platformave tona, një pjesë e abonentëve kanë përjetuar ndërprerje të shërbimeve. Sikurse kemi informuar abonentët tanë më herët, ONE është duke modernizuar të gjitha sistemet e menaxhimit të shërbimeve për klientët. Ky është një tjetër hap shumë i rëndësishëm i zhvillimit tonë, që do të çojë drejt një përvoje më të mirë për abonentët. Ekspertët tanë të Teknologiisë së Informacionit kanë çdo gjë nën kontroll dhe po punojnë intensivisht për të rikthyer të gjitha shërbimet në parametra optimalë. Ndërkohë, kërkojmë ndjesë për vonesat në marrjen e shërbimeve tona dhe lutemi të kemi mirëkuptimin tuaj.