Gabor Tomcsanyi mban pozicionin e Zëvendës Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv për Operacionet në 4iG.
Tomcsanyi e filloi karrierën e tij profesionale në Bankën CIB, në Departamentin e Financave të Strukturuara dhe Projekteve, ku më pas u emërua Drejtor i Departamentit.
Në vitin 2001, ai mori pozicionin e Drejtorit të Financimit në SCD Group, ndërmarrje e cila më vonë u shndërrua në një prej kompanive kryesore të zhvillimit të pasurive të paluajtshme, turizmit dhe investimeve të kapitalit në rajonin e Evropës Qendrore Lindore. Tomcsanyi mbajti postin e Drejtorit Ekzekutiv të kësaj kompanie deri në vitin 2011.
Më pas ai punoi si konsulent i tregjeve të kapitalit dhe ndihmoi në realizimin e një sërë investimesh dhe zhvillimesh në pasuri të paluajtshme në Hungari si bashkëpronar i Hillside International.
Nga viti 2018, ai ishte Drejtor Ekzekutiv i Appeninn Nyrt., kompania më e madhe e investimeve në pasuri të paluajtshme dhe e menaxhimit të aseteve e listuar në Bursën e Budapestit. Karrierën profesionale në 4iG Plc., e filloi si Kryetar i Bordit Mbikëqyrës dhe Këshilltar i CEO-s, e duke u emëruar më vonë në postin e Zëvendës Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv për Operacionet.
Tomcsanyi është diplomuar në Budapest School of Economics.